Vazhdojmë me palk Post-grunge, Alternative/Indie, Rock.
- “Wherever You Will Go” është single debutues i grupit amerikan The Calling.
- Kanga u publikua më 22 maj 2001, si single i parë nga albumi i tyre debutues në studio, Camino Palmero (2001).
- Mbetet hiti i tyre më i njohur dhe më i suksesshëm, duke u ngjitur në vendin e pestë në Billboard Hot 100 dhe duke kryesuar Top 40 për të rriturit për 23 javë, numri i dytë më i gjatë në historinë e tabelës, pas “Smooth” nga Santana dhe Rob Thomas.
- Jashtë Shteteve të Bashkuara, kënga përjetoi sukses të ngjashëm, duke u ngjitur në top listat muzikore të Italisë, Zelandës së Re dhe Polonisë, duke arritur numrin tre në Mbretërinë e Bashkuar, numrin pesë në Australi dhe duke u bërë një hit i dhjetëshes në disa vende evropiane.
- Për këtë këngë janë xhiruar dy videoklipe. I pari u realizua në Meksikë, ndërsa i dyti version, i cili është më popullor, është drejtuar nga Gregory Dark, dhe shfaq bendin duke performuar në kanalin e betonit të lumit Los Angeles, ndërsa në plan të parë luhet një telenovelë adoleshente.
Kanga n’Youtube i numëron 536,872,631 shikime.
Javë të mbarë 🙂 /https://katror.info/Katror.info
Përgatiti:
Reita Demi
- ADVERTISEMENT -