Kanga e radhës rreth të cilës kemi mendu me iu hedhë dritë është “Levitating” e super-yllit tonë Dua Lipa.
Kangën e ke dëgju sigurisht, po a e ke mendu ku është inspiru Dua me punu kët’ kángë kaq ritmike e t’mrekullushme?
Po e nisim bash prej fjalës “Levitating”, e po vazhdojmë deri te kuptimi i tekstit.
- Fjala “Levitating” e ka kuptimin e ngritjes në ajër me superfuqi magjike e mbinatyrore.
Ec e thuj që kjo kangë nuk t’ka bo me e prek qiellin kur e ke dëgju n’veturë, n’klub apo edhe n’kuzhinë t’u gatu. Energjia pozitive e dëshira për vallëzim shfaqen vetvetiu sa herë që e dëgjon këtë kángë.
Normalisht, sukseset e kángës “Levitating” nuk munguan.
- Sipas Billboard The Top Hot 100 Songs, për vitin 2021, kanga e Duas u listua në vendin e parë.
Rezultate të njëjta pati edhe albumi “Future Nostalgia” që u publikua në mars të vitit 2020, pjesë e të cilit ishte edhe “Levitating”, e i njëjti zuri vendin e parë në top-listat muzikore në 13 vende.
Të gjithëve na ka mungu kërcimi gjatë pandemisë Covid-19 në vitin 2020, e Dua e kuptoi se si ndiheshin njerëzit nga e gjithë situata e krijuar, kështu që për t’i lumturu e publikoi albumin i cili përmbante kryesisht kangë ritmike, të zhanrit pop-art, disco, dance-pop, elektro, e pop-funk.
Përfundimisht, ritmi relaksues e pamjet e galaksisë dhe animeve, që karakterizojnë kangët si “Cool”, “Physical”, e “Hallucinate”, mbetën n’replay në kokat e veshët e secilit prej nesh.
Teksti i “Levitating” na fton t’vallëzojmë e t’dashurojmë, nëpër galaksi, me më të dashurit tanë, e të lirojmë sa më shumë energji pozitive. Në një pjesë të kangës thuhet, “T’kam ty, o dritë hane, je drita e yjeve t’mi, kam nevojë për ty, tërë natën, hajde e vallëzo me mua”.
- Që kjo kangë të dalë sa ma e bukur, teksti është shkru nga Dua, bashkë me tre bashkëpunëtorët më të ngushtë të saj, si Clarence Coffee Jr, Sarah Hudson dhe Stephen Kozmeniuk.
- Mirëpo deri tash Dua është përballë me dy padi për të drejtat autoriale të kangës “Levitating”, shkruan The Guardian.
Padia e parë yllit të muzikës pop i erdhi nga një grup i zhanrit reggae me seli në Florida, i cili e paditi Duan për plagjiaturë të supozuar, shkruan Billboard.
Në një ankesë të shkurtër që e shtruan në gjykatën federale të Los Angelos, grupi Artikal Sound System pretendoi se hiti i Lipës i vitit 2020, “Levitating”, ishte aq i ngjashëm me këngën e tyre “Live Your Life” të vitit 2017 saqë është “e pamundur që Levitating të ishte krijuar në mënyrë të pavarur”.
Kurse padia e dytë erdhi nga kantautorët L Russell Brown dhe Sandy Linzer që pretendojnë se melodia e hyrëse është “kopje” e këngëve të tyre “Wiggle and Giggle All Night(1978)” dhe “Don Diablo(1980)”, shkruan The Guardian.
Po ashtu, kantautorët kanë përmendur intervistat e Lipës, në të cilat ajo “e pranoi se qëllimisht imitoi epokat e mëparshme” dhe “u frymëzua” nga muzika historike për tingullin “retro” të albumit të saj të vitit 2020, “Future Nostalgia”.
- Origjinali i kangës fillimisht është publikuar vetëm si audio. Megjithatë kanga u punua edhe dy herë të tjera, njëri në bashkëpunim me Madonna dhe Missy Elliott, që u publikua më 14 gusht 2020, kurse tjetri në bashkëpunim me reperin DaBaby, që u publikua më 2 tetor 2020.
Deri tash kanga në bashkëpunim me DaBaby në kanalin Youtube ka mbledhur gjithsej 693 milionë shikime.
E tekstin mundesh me gjetë k’tu. 🙂
Stay Tuned për kangën e neserme…/Katror.info