Sot po vazhdojmë me pak R&B soul, electronic e pop.
Kanga “Arcade” është kangë e kantautorit holandez Duncan Laurence.
- Kanga u publikua më 7 mars 2019 nga Spark Records.
Duncan de Moor është kantautor holandez që muzikalisht njihet me emrin Duncan Laurence. Ai e filloi karrierën e tij muzikore në vitin 2014 dhe po atë vit ishte gjysmëfinalist në konkursin e këndimit të reality-show The Voice of Holland.
- Kanga është shkru nga Laurence, Joel Sjöö, Wouter Hardy dhe Will Knox.
Autori shpjegoi se kuptimi kangës ka të bëjë me shpresën për t’arritur diçka që duket e paarritshme.
Duncan me “Arcade” u bë pjesë e Eurovision Song Contest 2019, që u mbajt në Tel Aviv, Izrael në vitin 2019.
- Garë të cilën kantautori e fitoi me “Arcade” që grumbulloi plot 498 pikë.
Përpos suksesit që gëzoi pas përfundimit të Eurovizionit, kanga në gjysmën e dytë të vitit 2020, u bë virale në platformën e mediave sociale TikTok, duke rezultuar në suksese të reja në toplista dhe transmetime në platforma të ndryshme.
- “Arcade” u bë kanga e parë e Eurovizionit në 25 vjet dhe kënga e parë fituese e Eurovizionit në 45 vjet që u rendit në Billboard Hot 100 të SHBA.
- Në vitin 2022, The Independent e cilësoi “Arcade” si këngën e 30-të më të mirë fituese të Eurovizionit të të gjitha kohërave.
Gjithashtu, Duncan Laurence lansoi një version remix të kangës më 27 nëntor 2020 me këngëtaren amerikane Fletcher.
Stay Tuned për nesër.:)/Katror.info