Ditën po e nisim me pak blue rock.
- “I Can’t Dance” është kanga e katërt nga albumi i katërmbëdhjetë i rok grupit anglez Genesis, We Can’t Dance dhe u publikua si single e dytë nga albumi.
- Kanga u lansua më 30 shtator të vitit 1991.
- Tekstshkrues të kangës janë: Tony Banks, Phil Collins dhe Mike Rutherford.
- Kënga arriti kulmin në vendin e shtatë si në Billboard Hot 100 në SHBA ashtu edhe në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.
- Kanga gjithashtu u nominua për çmimin Grammy për performancën më të mirë pop nga një duo ose grup me vokale në 1993.
Kanga u rradhit gjithashtu në numrin një në Belgjikë dhe Holandë ndërsa duke arritur kulmin në pesëshen e parë në Austri, Kanada, Gjermani dhe Portugali.
Videoklipi shoqërues i “I Can’t Dance” ilustron artificialitetin dhe magjepsjen e rreme të reklamave televizive. Collins në një intervistë komentoi se videoja ishte krijuar për t’i tallur modelet në reklamat e xhinseve, dhe çdo varg i referohet gjërave që bëjnë modelet në këto reklama.
“I Can’t Dance” u këndua drejtpërdrejt gjatë turneut “The Way We Walk”, “Calling All Stations” (me Ray Wilson në vokal) dhe “Turn It On Again”.
Në vitet 1990, “Weird Al” Yankovic krijoi një parodi të videos për “I Can’t Dance” për serialin e tij Al TV, në të cilën ai u shfaq së bashku me grupin.
Kanga sot n’Youtube numron mbi 24 milion klikime.
Vikend t’mirë… e hanja vjen me diçka special 😊 / Katror.info