Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Universitetit të Prishtinës. Në kuadër të kësaj marrëveshje, 600 studentë të Universitetit të Prishtinës do të kenë mundësinë për praktikë profesionale 3 mujore, raporton Katror.info.
“Studentët e profileve të ndryshme për tre muaj do të kenë mundësi të fitojnë përvojë brenda Ministrisë dhe agjencive që ajo mbulon dhe në fund të praktikës të certifikohen për përfundimin me sukses të punës profesionale”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të kësaj ministrie.
Përveç kësaj nga kjo Ministri u tha se bashkëpunimi do të sjellë edhe ekspertizë profesionale dhe akademike për hartimin e fondit të pyetjeve që shërbejnë për vlerësimin e njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve të cilët u nënshtrohen procedurave rekrutuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës./Katror.info