katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    13 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    13 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 7 super-ushqime tradicionale që e karakterizojnë kuzhinën shqiptare
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Shije

7 super-ushqime tradicionale që e karakterizojnë kuzhinën shqiptare

Last updated: 17/02/2025 8:03 AM
2.9k Shikime
Shpërndaje
ushqim tradicional shqiptar
  1. katror.info>
  2. Shije>
  3. 7 super-ushqime tradicionale që e karakterizojnë kuzhinën shqiptare

Mundesh me qenë super-kuzhinier/e, besa edhe gurman/e e me provu gjithëçka, veç me ushqim tradicional t’tonin nuk ka. Recetat tradicionale shqiptare tregojnë se përmes gatimit me pak harxh e gjana asht kriju nji formë efektive e mbijetesës me pak resurse e material, por që nuk ka ba kompromis me shije. E që ushqimi n’kulturën tonë asht element bajagi i randësishëm e dëshmojnë edhe 16 thanjet e urta shqiptare ku përmendet ushqimi.

Contents
Me rastin e përvjetorit t’shtetit tonë, ne kemi vendosë me ofru përmbajtje ku i gëzohemi vlerave, traditave dhe kulturës tonë, përfshirë këtu edhe kulturën e gatimit dhe kuzhinën shqiptare. E për me e dëshmu se ne vërtetë kemi traditë t’gatimit dhe ushqime plot shije, kësaj radhe t’i kemi listu 7 ushqimet ma karakteristike t’kuzhinës tonë, por kuptohet që kemi edhe shumë e shumë specialitete t’tjera që meritojnë me u përmendë herën tjetër.1. KRELANË E KALLAMOJT’2. PITE “KATMER” ME SPINAQ3. BYRIAN ME SPINAQ DHE VE4. MANTIA ME MISH5. SPECA T’MBUSHUN6. LEÇENIK ME PURRI / PRESH7. FLI N’SAÇ

Me rastin e përvjetorit t’shtetit tonë, ne kemi vendosë me ofru përmbajtje ku i gëzohemi vlerave, traditave dhe kulturës tonë, përfshirë këtu edhe kulturën e gatimit dhe kuzhinën shqiptare. E për me e dëshmu se ne vërtetë kemi traditë t’gatimit dhe ushqime plot shije, kësaj radhe t’i kemi listu 7 ushqimet ma karakteristike t’kuzhinës tonë, por kuptohet që kemi edhe shumë e shumë specialitete t’tjera që meritojnë me u përmendë herën tjetër.

1. KRELANË E KALLAMOJT’

Ne e kemi gjetë pjatën tipike tradicionale shqiptare që shumica prej nesh e hajmë me qejf – bahet fjalë për krelanën e kallamojt’ perfekte për krelanën e kallamojt’. E pavarësisht që variantet e kësaj gatese dallojnë lehtësisht – thelbi mbetet i njejtë. Kështu, përgatitja e krelanës klasike t’kallamojt‘ as nukdon shumë punë e as harxh, por krejt çka ofron asht super-shije. E ma s’miri asht me e shoqnu këtë pjatë me nji gotë jogurt e ajran, speca me mazë e pse jo edhe tomatina t’mbushuna me djathë.

2. PITE “KATMER” ME SPINAQ

Kuzhina shqiptare asht e pa imagjinueshme pa gatesat e brumit, e ndër ma kryesoret e krejt gatesave me doemosdo asht edhe pitja. Secili shqiptar, i madh e i vogël i ka preferencat e vehta sa i përket “mbushjes” t’pites; do preferojne pite me djathë apo mish, disa me purri, kungull, patate, qepë, kaltra (variantet janë t’shumta pra), por pitja me spinaq asht definitivishti nji ndër ma t’pëlqymet, dhe me shumë t’drejtë. E për me e intesifiku shijen e me t’u kënaqë me ka krejt, padyshim specat turrshi, por edhe kastravecat turrshi janë shoqërues ideal për nji pjatë me pite “katmer”.

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova fiton për herë të parë në Kampionatin Mesdhetar për hendbolliste U16

3. BYRIAN ME SPINAQ DHE VE

Listës t’delikatesave tradicionale shqiptare nuk ban me i mungu as gatesat n’tavë e gjellërat. Byriani, ose siç disa t’tjerë e quajnë burian – asht delikatesa e famshme e kuzhinës shqiptare që n’mënyrë perfekte gërsheton shijen e orizit n’tavë bashk me spinaqin e freskët dhe vezët. E servume kryesisht n’tavë lloqi dhe e shoqnume me pogaqe shtëpije – kjo gjellë definitivisht me plot meritë e meriton vendin e tretë n’listën e ushqimeve ma t’shijshme tradicionale shqiptare. S’thonë kot: e treta, e vërteta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

4. MANTIA ME MISH

Mantiat janë nji prej gatesave që lypin ma s’shumti marifet n’përgatitje, e që jo çdokush din me i ba siç duhet. Megjithatë, krejt e njohim dikand që i përgatitë mantiat ma t’shkrifta me mish, e që edhe me ta qit’ tepsinë përpara nuk kishim ditë me u ngi. T’mbushuna me mish t’kavërdisun e pak erëza, këto kafshata t’vogla janë simbol i ushqimit që servohet n’çdo familje shqiptare, qoftë për gëzim, qoftë për idhnim. Pra, o n’dekë o n’darsëm – mantiat me mish nuk kanë qysh me mungu n’tryezën e secilit prej nesh dhe me t’drejtë. E për ekstra shije, mantiave ju shkon me ua bashkangjitë edhe nji krem-sallatë me kastraveca.

5. SPECA T’MBUSHUN

E kur bahet fjalë për speca t’mbushun, krejt pajtohemi që ato n’kuzhinën shqiptare zajnë vend t’veçantë, pikërisht për faktin se janë kombinimi ideal mes mishit e specave; dy gjana t’cilat shumica prej neve nuk mundemi me ju rezistu, veçanarisht nëse ke gjak shqiptari. E ma s’miri nji pjatë e tillë shoqnohet me sallatë lakre t’kuqe, apo sallatë mesdhetare me lakër t’bardhë.

6. LEÇENIK ME PURRI / PRESH

Leçeniku apo Buka e misrit (me purri / presh) asht nji prej gjanave ma t’shijshme, por edhe t’shnetshme t’kuzhinës tonë. I lehtë me u përgatitë e me zarzevate jo fort t’kushtushme, leçeniku me purri asht gatesë pa t’cilën sikurse për piten me spinaq – nuk paramendohet nji tryezë tradicionale shqiptare. Biles, kjo recetë asht dëshmi se gjanave ju jep shije dashnia ma shumë sesa harxhi, meqë çdo gjyshe e nanë e jona kanë ditë me nxjerrë diçka t’shijshme me pak gjana që kanë pasë n’dispozicion. Madje, prej recetave sikurse leçeniku me purri, kanë dal edhe recetat “moderne” tradicionale sikurse krelana me kunglleshë dhe proshutë – e që dorën n’zemër po e gërshetojnë mirë tradicionalen me modernen.

7. FLI N’SAÇ

Krejt për fund e kemi zgjedhë mbretëreshën e t’gjitha specialiteteve shqiptare, e që padyshim asht flija n’saç. Flia asht ndër t’paktat gatime që tek popujt e Ballkanit nuk mundesh me e gjetë, ‘pos tek shqiptarët. Brum i radhitun n’formë dielli e i pjekun n’saç diku n’natyrë për mbi 20-30 herë me radhë e ban këtë ushqim ideal me u hangër qoftë me pak djathë, kos, perime t’freskëta (domate, kastravec, qepë t’reja) ose turrshi, qoftë me diçka t’ambël sikurse mjalta, kompoti i dardhës, kompoti i mollës, apo reçeli i dredhëzave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këto 7 gatesa, apo siç ne kemi qejf me ju thanë “delikatesa” janë veç disa prej specialiteteve që ndër shekuj e dekada i kemi pasu prej njanit brez n’tjetrin. Kuptohet që n’këtë listë ka vend edhe për shumë specialitete t’tjera plot shije, por këto besojmë se e kryesojnë listën.

Shyqyr që kemi me çka me u mburrë – kur bie llafi edhe tek kuzhina. E ty, gëzuar përvjetorin e shtetit t’Kosovës – paç fatin me hangër, me pi e me festu me popullin tand përherë.! /katror.info/

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
TAGGED:15vjetshtetalbanian food bloggeralbanian recipescka me hangerfakte interesantefesta e pavaresisefli ne sacgurmaneriaha mireide per darkeide per drekeKatrori ytKosovakrelane e kallamojtkrelane misrikuriozitetkuzhina shqiptarelajme të miralecenikLifestylepavaresiapeoplepitepite me spinaqpjata e ditespjata imereceta shqipreceta tradicionaleshijeshijshemspeca te mbushurushqim shqiptarushqim tradicional

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Daily Mail Edon Zhegrova në garë për golin më të bukur në Kupën e Francës
Artikulli i ardhshëm Foto: Tech News ChatGPT gati të integrohet në Word dhe Outlook
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

3 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

49 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?