Reçelët e kompotët prej recetave t’gjysheve vështirë që mundemi me i gjetë nëpër raftet e dyqaneve. Mirëpo, mundemi me provu me ju afru atyre, duke i përgatitë vet.
Ti mundesh me e ambëlsu secilën pjatë e me i shtu gatesave shije t’u e përgatitë kompotin me dardha – kompot ky i bazum n’recetat e gjysheve t’tona e që nuk don fort punë, por që nuk dështon asnjiherë. Mjafton me i ndjekë udhëzimet tona dhe me i kushtu pak kujdes përgatitjes. Kaq.
PËRBËRËSIT:
6 dardha (t’qëruara, të’prera dhe t’prera n’kube)
2 lugë gjelle lang limoni
2 lugë gjelle sirup panje (maple syrup)
6 lugë gjelle ujë
¼ gotë sheqer i kafët
1 lugë çaji ekstrakt vanille
½ lugë çaji kanellë
½ lugë çaji xhenxhefil pluhun
¼ lugë çaji arë muskati (nutmeg)
PËRGATITJA:
Shto përbërësit n’tenxhere dhe ziji n’temperaturë mesatarisht t’naltë për 20-30 minuta. Përzieji kohë pas kohe. Varësisht nga trashësia që dëshiron me ja jep kompotit, zije sasinë ma gjatë (ma e trashë), ose ma shkurt (me a hollë). Nëse sasia shterron e po ke qejf pak ma t’langshme me e pas’ masën shto ujë pak, por kujdes me masën. Vendose kompotin n’tegëll xhami e ruje n’frigorifer deri n’2 javë.
REZULTATI:
Seroje kompotin me bukë t’rreshkun, keksa ose shfrytëzoje si mbushje për kifle, kekë apo edhe tarta. Poashtu, mundesh me përgatitë llokuma ose pallaçinka e me i shoqnu me këtë super-ambëlsues. Mundesh me i shtu arra ose rrush t’thatë e me përzi kompotin nëse ke qejf.
Nëse veç je n’trip me përgatitë recetë t’ngjashme, atëherë mos e le pa e përgatitë edhe kompotin me molla t’katunit – kompot ky që t’shtin me e fshi secilën pjatë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria