Një ‘emoji’ që përfaqëson një fytyrë e rraskapitur me rrathë të zinj poshtë syve do të jetë e disponueshme vitin e ardhshëm.
Të tjerë përfshijnë një rrepë, një harpë, një pemë pa gjethe, një shenjë gishti, një lopatë, një njollë vjollcë dhe një flamur për ishullin në tunelin anglez që quhet Sark.
Përdoruesit e smartphone mund të fillojnë t’i përdorin figurinat e reja në “pajisje të ndryshme dixhitale përgjatë muajve të ardhshëm dhe vitit 2025”, njoftoi Emojipedia.
Ikona e fytyrës së rraskapitur fitoi çmimin si “më e shumëpritura” në Çmimet Botërore të Emoji ku mori më shumë se 60% të votave. Vendi i dytë shkoi për njollën dhe i treti për lopatën.
Pema pa gjethe do të shërbejë për të ndërgjegjësuar për thatësirën dhe ndryshimet klimatike.