katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Sekretari parlamentar gjerman Johann Saathoff viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren
    16 hours ago
    KQZ: Regjistrohen mbi 13 mijë votues jashtë Kosovës
    17 hours ago
    Kosovo Startup Stories prezanton asistentin digjital “kidsday” për çerdhe
    17 hours ago
    FSK hap konkurs për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
    16 minutes ago
    Garë malore në Bjeshkët e Sharrit me mbështetjen e Ambasadës Gjermane
    17 hours ago
    Maratona e Prishtinës mbahet më 28 shtator
    17 hours ago
    IHMK: Reshjet e fundit përmirësojnë ndjeshëm situatën klimatike
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
    16 minutes ago
    Bebe Rexha publikon këngën e re “Light That Leads Me” në bashkëpunim me DJ Netsky
    17 hours ago
    Filmi i Alban Mujës me premierë në Festivalin e Sarajevës
    18 hours ago
    Dua Lipa bëhet 30 vjeçe
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    1 week ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    18 hours ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    1 week ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    1 week ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Strategji të suksesshme për rritjen e turizmit – inovacionet që po tërheqin vizitorët në Evropë
    19 hours ago
    “Skyscanner”: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?
    3 days ago
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    5 days ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 9 Momente të paharrueshme nga rikthimi triumfues i ‘Oasis’ në Cardiff
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

9 Momente të paharrueshme nga rikthimi triumfues i ‘Oasis’ në Cardiff

Last updated: 07/07/2025 12:31 PM
26 Shikime
Shpërndaje
FOTO: MIXED

Pas një pritjeje të gjatë prej 16 vitesh, ëndrra e fansave u bë realitet: Oasis u rikthyen më në fund në skenë dhe e bënë këtë në mënyrën më madhështore të mundshme, shkruan Billboard, përcjell Katror.info.

Contents
Këto janë 9 momentet më të veçanta të koncertit të rikthimit të ‘Oasis’ në Cardiff:1. Djemtë u rikthyen në qytet2. “Na duhemi njëri-tjetrit”3. Tinguj që trondisin4. Mall i pastër5. Magjia e Noel-it6. Shakatë s’kishin si të mungonin7. Një homazh prekës8. “BEE Here Now”9. Një lamtumirë e përkryer

Pas 16 vitesh mungesë, grupi u rikthye në skenë duke tingëlluar më energjik dhe i rigjallëruar, dhe menjëherë ndezi atmosferën me këngët klasike “Cigarettes and Alcohol”, “Live Forever” dhe “Slide Away”, ndërsa mbi 70 mijë fansa këndonin, përqafoheshin dhe shpërthenin nga emocionet.

Ata e paralajmëruan ribashkimin që në gusht të vitit të kaluar me një mesazh të shkurtër: “Yjet janë rreshtuar. Ejani dhe shihni kjo mrekulli nuk do të transmetohet në TV.” Dhe kështu ndodhi.

Mundesh me e lexu edhe…

Me 41 data koncertesh të konfirmuara, prej të cilave 19 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, turneu është ndër më të mëdhenjtë në historinë e grupit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koncerti në Cardiff shënoi rikthimin e parë të Oasis pas ndarjes së bujshme në vitin 2009, kur një përplasje mes Noel dhe Liam çoi në shpërbërjen e menjëhershme të grupit. Por më 4 korrik 2025, ata u ngjitën në skenë dorë për dore – të ribashkuar dhe të gatshëm për të nisur një kapitull të ri.

Këto janë 9 momentet më të veçanta të koncertit të rikthimit të ‘Oasis’ në Cardiff:

1. Djemtë u rikthyen në qytet

Si mund të niste ndryshe koncerti, nëse jo me “F—in’ in the Bushes”? Ky instrumental shpërthyes nga viti 2000 ka shërbyer për vite me radhë si himni i hyrjes së grupit në skenë. Sapo filloi të dëgjohej në stadium, publiku shpërtheu në brohoritje. Noel dhe Liam ecën dorë për dore drejt skenës, ndërsa në sfond shfaqeshin titujt e lajmeve që paralajmëronin ribashkimin e tyre. Ishte një moment që u ndje si një rikthim në kohët e lavdisë.

FOTO: LEWIS EVANS

2. “Na duhemi njëri-tjetrit”

Pas hyrjes, kënga e parë e plotë që kënduan ishte “Hello,” por ajo që emocionoi më shumë ishte “Acquiesce”, e cila erdhi menjëherë pas saj. Të dy vëllezërit ndanin vokalet kryesore, një moment që konfirmoi realitetin e këtij ribashkimi. Emocione deri në palcë.

3. Tinguj që trondisin

Oasis gjithmonë ka qenë grup me zë të fuqishëm, por në këtë koncert ata tingëlluan jashtëzakonisht fort. Me çatinë e mbyllur të stadiumit dhe kapacitetin maksimal prej 74,500 personash, çdo centimetër u mbush me zë. “Bring It On Down” solli atë energjinë e ashpër të ditëve të para të grupit, ndërsa “Cigarettes & Alcohol” ishte një grusht i vërtetë rock.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: GETTY IMAGES

4. Mall i pastër

Oasis nuk ka qenë kurrë për elitizma – ata janë për të gjithë.

Në këngën “D’You Know What I Mean?”, Liam përshëndeti “të gjithë njerëzit e mi, këtu dhe tani”, duke krijuar një ndjenjë përfshirjeje të thellë. Kjo lidhje u theksua edhe më tej me këngën “Fade Away”, një B-side nga viti 1994 që përshkruan fëmijërinë e tyre në Manchester. Liam pyeti nëse dikush nga publiku vinte nga Burnage, lagjja e tyre, dhe përgjigja ishte një valë e fuqishme brohoritjesh. Në fund, Noel ia dedikoi “The Masterplan” të rinjve 20-vjeçarë që kurrë më parë nuk e kishin parë grupin live – një kujtesë se Oasis mbeten një himn i përjetshëm i rinisë.

FOTO: GETTY IMAGES

5. Magjia e Noel-it

Askush nuk e vë në dyshim talentin e Noel Gallagher si kantautor. Ai këndoi tri këngë solo: “Talk Tonight”, “Half the World Away” dhe “Little by Little”. E para është një nga më personale që ka shkruar ndonjëherë, krijuar gjatë një fundjave të errët në SHBA në vitin 1995, kur një grua e panjohur e ndihmoi të rigjejë kuptimin e jetës. Një moment intim në mes të një stadiumi gjigant.

6. Shakatë s’kishin si të mungonin

Që nga njoftimi i ribashkimit, dy vëllezërit kishin mbajtur heshtje. Por në skenë, ata nuk e përmbajtën dot veten. Noel bëri shaka për çmimet “dinamike” të biletave që kishin tmerruar fansat, ndërsa Liam pyeti turmën: “Ia vlejti 40,000 funtat që paguat për të hyrë?” dhe turma shpërtheu në të qeshura. Kur prezantonte anëtarët e bendit, Noel e quajti bateristin e ri Joey Waronker si “bateristin tonë të katërmbëdhjetë… dhe shpresoj, të fundit!”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

7. Një homazh prekës

Kënga “Live Forever” u shndërrua në një moment kujtese. Në fund të saj, banda i bëri homazh futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik vetëm një ditë para koncertit. Ndonëse Oasis janë fansa të Manchester City-t, ky moment la mënjanë rivalitetin sportiv dhe nderoi një jetë të humbur shumë herët – një baba, bashkëshort dhe sportist vetëm 28 vjeçar.

8. “BEE Here Now”

“Don’t Look Back in Anger” është bërë një himn alternativ për anglezët, një thirrje për të mbajtur shpresën gjallë. Pas sulmit terrorist në koncertin e Ariana Grande në Manchester në vitin 2017, kjo këngë u shndërrua në simbol të rezistencës dhe qëndrueshmërisë së komunitetit.

FOTO: BIG BROTHER

Të premten mbrëma, në sfondin e këngës u shfaqën bletë, simboli i qytetit të Manchesterit. Noel nuk kishte nevojë të këndonte refrenin, publiku e këndoi me gjithë shpirt, duke mbuluar çdo tingull tjetër.

9. Një lamtumirë e përkryer

Tradicionalisht, koncertet e Oasis mbylleshin me një version të “I Am The Walrus” nga The Beatles. Por këtë herë, ata e mbyllën me kryeveprën e tyre “Champagne Supernova”.

FOTO: GETTY IMAGES

Një mbyllje madhështore për një mbrëmje që do të mbetet në histori. Në momentin që Noel dhe Liam dolën nga skena dhe u përqafuan sinqerisht, stadiumi shpërtheu në brohoritje. Por ky nuk ishte thjesht një koncert. Ishte një rikthim i shumëpritur, një pajtim i shumëkërkuar dhe një dëshmi se muzika ka fuqinë të shërojë gjithçka. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:“Champagne Supernova”“Cigarettes and Alcohol”“Don’t Look Back in Anger”“Live Forever”“Slide Away”AngliCardiffDiogo JotaemocioneFansatgrupiInstrumenteIrlandëkëngaKoncertiLiam GallaghermomentemuzikaNoel GallagherOasispeoplePublikurikthimrikthimiskenaStadiumtingujturneu

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Messi drejt Arabisë Saudite, Al Ahli fillon bisedimet
Artikulli i ardhshëm Prishtina zgjat orarin e punës për shërbimet komunale gjatë sezonit veror

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

“Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë

3 Shikime
People

Bebe Rexha publikon këngën e re “Light That Leads Me” në bashkëpunim me DJ Netsky

22 Shikime
Lajme të miraPeople

Filmi i Alban Mujës me premierë në Festivalin e Sarajevës

31 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?