katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Brukseli kërkon certifikim të rezultateve të raundit të parë, bën thirrje për balotazh paqësor më 9 Nëntor
    2 hours ago
    Osmani: Sot fillon kapitull i ri në Lindjen e Mesme falë lidershipit të guximshëm të Trumpit
    2 hours ago
    Nënshkruhet marrëveshja historike e armëpushimit për Gazën
    2 hours ago
    Orav i vlerëson zgjedhjet e 12 tetorit si paqësore, gjithëpërfshirëse e transparente
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Fitore Syla me dizajnin e lekave triumfon në Lubjanë
    9 hours ago
    Kosova pjesë e ECMI – mundësi që ta ketë zërin e shoqërisë civile në procesin e zgjerimit të BE-së
    8 hours ago
    Kongresi i Këshillit të Evropës vlerëson zgjedhjet lokale në Kosovë
    7 hours ago
    Osmani nderohet me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Violina e Ajnshtajnit shitet me shifër rekord në ankand
    16 hours ago
    Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon
    2 days ago
    Robbie Williams rikthehet me turneun “Long 90’s Tour”
    3 days ago
    Edi Rama hyn në botën e artit bashkëkohor me Société
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    5 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    7 days ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    1 week ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    13 hours ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    16 hours ago
    Rrugët më të bukura hekurudhore për të parë ngjyrat e vjeshtës
    3 days ago
    Bukuritë e Budapestit që nuk duhen humbur
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: A do të kompensohen qytetarët që paguan rrymën për veriun?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

A do të kompensohen qytetarët që paguan rrymën për veriun?

Last updated: 13/03/2024 6:34 AM
90 Shikime
Shpërndaje
Foto: Shutterstock

Qytetarëve që ua paguan rrymën konsumatorëve në veri të Kosovës nga viti 2012 deri më 2017, përfundimisht do të duhej t’iu ktheheshin mjetet, por si dhe prej kujt nuk është shumë e qartë.

Këtë vendim e konfirmoi një ditë më herët Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Shuma që duhet kompensuar, është mbi 40 milionë euro.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) se si do të realizohet vendimi, por nuk mori përgjigje konkrete.

Mundesh me e lexu edhe…

“ZRRE-ja është duke e analizuar aktgjykimin dhe do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion në lidhje me këtë rast”, tha ajo, duke shtuar se detyrat e saj do t’i kryejë “konform mandatit ligjor”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ngjashëm nuk u përgjigjën as kompanitë për furnizim me energji, përkatësisht inkasim të energjisë, KESCO dhe KEDS.

“Për çdo detaj lidhur me këtë çështje, drejtohuni Zyrës së Rregullatorit të Energjisë”, tha KESCO për Radion Evropa e Lirë.

E, sipas ish-anëtarit të Bordit të ZRRE-së, Qemajl Mustafa, përgjegjësia bie pikërisht mbi KESCO-n dhe KEDS-in.

“Ato, në mënyrë proporcionale, duhet t’ua kthejnë mjetet konsumatorëve, të cilët në mënyrë të rregullt i kanë paguar faturat e shpenzuara [në veri]”, thotë Mustafa.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa, Arben Gjukaj, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se barra është mbi ZRRE-në.

Ku qëndron problemi me rrymën në veri?

Banorët në veri të Kosovës – shumica serbë – nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që nga përfundimi i luftës, më 1999.

Refuzimi ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Deri në fund të vitit 2017, rrymën e shpenzuar në veri e kanë paguar qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës, të cilët kanë marrë fatura me rritje.

ZRRE-ja e ka zyrtarizuar këtë përmes një vendimi vetëm në vitin 2012, por që nuk ka qenë i njohur për publikun, derisa çështja është ngritur nga Avokati i Popullit më 2017.

Nga 2017-ta e këndej – për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve – përgjegjësia për pagesën ka kaluar tek Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës, KOSTT. Subvencione ka ndarë edhe Qeveria e Kosovës.

Në vitin 2022, pastaj, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për zbatimin e një marrëveshjeje për energjinë, të arritur qysh në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në praktikë, ajo ka nisur të zbatohet vetëm muajin e kaluar, kur qytetarët në veri kanë marrë faturat e para.

Si ka përfunduar çështja në Gjykatën Kushtetuese?

Në vitin 2017, institucioni i Avokatit të Popullit ka ngritur padi në gjykatë kundër vendimit të ZRRE-së, të vitit 2012, që rrymën në veri ta paguajnë qytetarë të zonave të tjera.

Atëkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar që kjo praktikë të pezullohet, duke e konsideruar si joligjore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në bazë të padisë së ushtruar nga Avokati i Popullit, kjo gjykatë, në vitin 2021, ka detyruar po ashtu ZRRE-në që ta obligojë KEDS-in për kthimin e mbi 40 milionë eurove për qytetarët e Kosovës.

Vendimin e kanë konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, edhe Gjykata Supreme.

Por, ZRRE-ja e ka konsideruar si të padrejtë dhe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila më 11 mars ka marrë vendimin përfundimtar: pagesat duhet t’u kompensohen qytetarëve që kanë shlyer obligimet e veriut.

Çka thonë ekspertët?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ish-anëtari i Bordit të ZRRE-së, Qemajl Mustafa, thotë se ZRRE-ja bashkë me KESCO-n duhet të gjejnë një formë adekuate të kompensimit dhe të caktojnë një periudhë kohore se kur do të fillojë ai.

“Mënyra është e lehtë – KESCO-ja e ka bazën e saktë të shënimeve dhe e di se kush i ka paguar faturat e rrymës në periudhën 2012-2017… Atyre duhet t’u kthehen. Dyzet milionë euro është shifër e lartë. Konsumatorët që kanë paguar për atë pjesë, mund të kenë fatura më të lira për një periudhë të caktuar”, thotë Mustafa.

Arben Gjukaj, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, konsideron se barra kryesore për kompensimin e mjeteve bie mbi ZRRE-në, pasi ky mekanizëm ka marrë, sipas tij, vendim të gabuar.

“Duke e ditur që në komunat në pjesën veriore të Kosovës ka probleme politike, ZRRE-ja nuk është dashur ta marrë këtë vendim. Pra, barra i bie ZRRE-së, pasi nuk ka mundur t’u ofrojë kushte teknike dhe qasje te konsumatorët në atë pjesë operatorëve të licencuar, sikurse në pjesën tjetër të Kosovës”, thotë Gjukaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) tha se “konsumatorët e plaçkitur nga ZRRE-ja, nuk duhet të pranojnë të kompensohen përmes faturave, por duhet të kërkojnë të kompensohen me euro, përfshirë këtu kamatat e rregullta dhe ndëshkuese që i përcakton autoriteti kompetent, në përputhje me shkallën e inflacionit dhe çmimin e energjisë elektrike”.

KMDLNJ-ja kërkoi edhe nga Prokuroria e Shtetit “hetime urgjente” ndaj ZRRE-së.

“Me çfarë baze ligjore që nga përfundimi i luftës u janë paguar faturat e rrymës pesë për qind të qytetarëve, duke i dëmtuar 95 për qind në baza etnike dhe politike”, tha KMDLNJ-ja, duke e cilësuar këtë si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”. /REL/ Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:kompesimlajme të mirarrymatopTophomeveriu

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nga Matthew Perry deri te Tina Turner, legjendat që u nderuan në “Oscar 2024″
Artikulli i ardhshëm Mbase e dinit gabim – çfarë do të thotë shkurtesa Wi-Fi?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Fitore Syla me dizajnin e lekave triumfon në Lubjanë

10 Shikime
Lajme të mira

Kosova pjesë e ECMI – mundësi që ta ketë zërin e shoqërisë civile në procesin e zgjerimit të BE-së

15 Shikime
Lajme të mira

Kongresi i Këshillit të Evropës vlerëson zgjedhjet lokale në Kosovë

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?