Në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC), Platforma e shërbimeve elektronike eKosova ka lansuar tetë shërbime të reja në kategorinë “Gjendja Civile”. Këto shërbime kanë për qëllim të lehtësojnë qasjen e qytetarëve në dokumente të rëndësishme përmes rrugëve digjitale, duke kursyer kohë dhe shmangur nevojën për pritje fizike.
Qytetarët tani mund të aplikojnë dhe të marrin online këto certifikata:
- Certifikata e vendbanimit
- Certifikata e shtetësisë
- Certifikata mbi statusin martesor
- Certifikata e bashkësisë familjare
- Certifikata e vendbanimit për anëtarë të familjes
- Certifikata e shtetësisë për anëtarë të familjes
- Certifikata mbi statusin martesor për anëtarë të familjes
- Certifikata e bashkësisë familjare për anëtarë të familjes
Ky avancim i rëndësishëm në shërbimet publike vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të modernizuar administratën publike dhe për të afruar shërbimet më pranë qytetarëve, duke përdorur teknologjinë dhe mundësitë e ofruara nga eKosova./Katror.info