Presidenti Këshillit Evropian, Antonio Costa viziton sot Kosovën.
Costa gjatë vizitës në Prishtinë do të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Referuar agjendës, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa me presidenten Vjosa Osmani do të takohet në orën 16:30.
Pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për medie.
Ndërkaq, takimit ndërmjet Costas dhe kryeministrit në detyrë, Kurti do të mbahet në orën 18:40. /Katror.info