Kosovare Asllani, futbollistja me prejardhje nga Kosova dhe një nga emrat më të njohur të futbollit suedez, ka udhëhequr ekipin e saj, London City Lionesses, drejt një suksesi historik, përcjell albinfo.ch.
Me një barazim dramatik 2–2 ndaj Birmingham, ekipi siguroi ngjitjen në Super League, ligën më të lartë të futbollit për femra në Angli.
“Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin,” tha Asllani pas ndeshjes. Ky sukses vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku Asllani, së bashku me bashkëlojtarët e saj, përfshirë edhe bashkëkombëset suedeze Sofia Jakobsson dhe Julia Roddar, arritën të transformojnë ekipin në vetëm një vit.
Ky është një moment krenarie për Suedinë, për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e përkushtimit dhe bashkëpunimit.
Lexoni më shumë rreth këtij suksesi në artikullin e plotë nga Vimmerby Tidning. /Katror.info
Përgatiti:
