Netflix ka marrë miratimin për të ndërtuar një kompleks modern prodhimi në New Jersey, me një investim fillestar prej 903 milionë dollarësh. Projekti do të transformojë ish-bazën ushtarake Fort Monmouth në një qendër të madhe për industrinë e filmit dhe televizionit.
Faza e parë përfshin ndërtimin e katër studiove filmike në një hapësirë prej 29 hektarësh mes Oceanport dhe Eatontown. Ambientet do të ofrojnë kushte bashkëkohore për aktorët dhe ekipet e xhirimit brenda një kampusi të sigurt dhe të mbyllur.
Netflix planifikon të investojë edhe 848 milionë dollarë shtesë për të zgjeruar kompleksin, duke përfshirë zyra, shërbime prodhimi, një pistë helikopterësh dhe hapësira për vizitorët. Projekti mbështetet nga stimuj fiskalë të shtetit dhe përfshin një angazhim dhjetëvjeçar për operimin në këtë zonë.
Punimet kanë nisur në maj 2025 dhe përfundimi i plotë pritet deri në vitin 2028. Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm strategjik për Netflix dhe e vendos New Jersey-n në hartën e prodhimeve të mëdha filmike në SHBA. /Katror.info
Përgatiti:
