katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Muzikë elektronike e rock, modë urbane e kinema verore – propozimet e Suzanne Podcast këtë javë
    11 minutes ago
    Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA
    35 minutes ago
    Fushata “Mendo për Tokën” – të rinjtë ndërgjegjësohet për energjinë dhe natyrën
    42 minutes ago
    Më 9 korrik nis Kampionati Europian Esports në Prishtinë
    51 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
    2 hours ago
    Sot nis Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
    11 hours ago
    Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?
    2 days ago
    Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Anita Rachvelishvili vjen në edicionin e 5-të të RLIOF
    2 hours ago
    CrossRoads Festival: 3 ditë art, kulturë dhe aventurë në zemër të Hanit të Elezit
    2 hours ago
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
    11 hours ago
    EtnoFest 2025: 10 ditë festë kulturore në Kukaj
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 day ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sot është Dita Botërore e Çokollatës
    2 hours ago
    A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen!
    1 day ago
    Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!
    2 days ago
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    National Geographic: Riviera Shqiptare mbetet perfekte
    2 hours ago
    Kurorën si rajoni më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025 e mban…
    2 days ago
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    1 week ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pierpaolo Piccioli, drejtori i ri kreativ i “Balenciagas”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Pierpaolo Piccioli, drejtori i ri kreativ i “Balenciagas”

Last updated: 20/05/2025 12:49 PM
58 Shikime
Shpërndaje
Foto: The Brand News

Ai po merr drejtimin e shtëpisë së famshme të modës dhe synon ta ndryshojë imazhin e industrisë.

“Balenciaga”, një nga shtëpitë më legjendare dhe njëkohësisht më të diskutueshme të modës, ka tashmë një emër të ri në krye.

Të hënën, grupi “Kering” që zotëron markën, ka njoftuar se disenjatori Pierpaolo Piccioli – i cili ishte drejtuesi afatgjatë i brendit “Valentino” deri më 2024 – është emëruar drejtor kreativ i brendit “Balenciaga”. Ai do të udhëheqë linjat për gratë, burrat, aksesorët dhe ‘couture’. Piccioli zëvendëson disenjatorin Demna, i cili e drejtoi “Balenciagan” që nga viti 2015, duke e kthyer në një markë që ndikon si në trendet e modës, ashtu edhe në çështje shoqërore. Më herët këtë vit, Demna njoftoi se do t’i bashkohet brendit “ Gucci”, gjithashtu pjesë e grupit Kering.

Mundesh me e lexu edhe…

Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA

The New York Times ka shkruar se ky ndryshim vjen në një moment të vështirë për “Balenciagan”, e cila ende nuk e ka rikuperuar plotësisht shkëlqimin e viteve të para të Demnas, sidomos pas krizës së shkaktuar nga një fushatë e kritikuar rëndë që disa e konsideruan si të papërgjegjshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në të njëjtën kohë, “Kering” po përballet me rënie të të ardhurave, pasi në vitin 2024, grupi regjistroi rënie prej 12% në shitje, duke bërë ndryshime të mëdha në krijimtari edhe te markat e tjera si “Bottega Veneta” dhe “Gucci”. Emërimi i Picciolit sinjalizon drejtim të ri, më të butë dhe më të ndjeshëm për markën.

Pierpaolo Piccioli është një nga romantikët më të mëdhenj të modës, ndërsa Demna u njoh si një nga tronditësit më të mëdhenj të saj. 

“Ne jemi në një moment të ri të modës. Më parë ishin themeluesit. Pastaj erdhi faza e drejtorëve krijues. Tani jemi në fazën e tretë. Faza njerëzore”, ka thënë Piccoli përmes telefonit për The New York Times.

Ai ka theksuar se dëshiron të krijojë model të ri për mënyrën si ndodhin ndryshimet në krye të markave, jo si një “lojë karrigesh muzikore”, por si “kalim stafetë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Piccioli, 57 vjeç, e përshkroi vendimin për t’u bashkuar me “Balenciagan” si një hap “natyral” dhe theksoi se nuk ka ndërmend të fshijë të kaluarën, një qasje që ka qenë e zakonshme në industrinë e modës, siç e ka bërë disenjatori legjendar Hedi Slimane. 

“Nuk dua të mohoj të kaluarën, por ta përqafoj atë për të ndërtuar një të ardhme të re”, ka thënë ai.

Në njoftimin për shtyp, Piccioli ka përfshirë një letër falënderimi për të gjithë drejtorët e mëparshëm të markës që do ta drejtojë, duke filluar nga Cristóbal Balenciaga, themeluesi i shtëpisë; Nicolas Ghesquière, që e riktheu “Balenciagan” në qendër të vëmendjes; Alexander Wang, që udhëhoqi tranzicionin pas largimit të Ghesquières; dhe Demna. 

“Një shtëpi ndërtohet nga shumë njerëz. Ky është një rast për të ndryshuar rregullat nga brenda, për të dhënë një imazh ndryshe të modës dhe të vetë drejtorëve kreativë — sepse ne respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Piccioli.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai ka konfirmuar se është takuar dhe ka folur disa herë me Demnan (Ka qenë i pranishëm edhe në shfaqjet ‘couture’ të Demnas për “Balenciagan”). Nuk ka plane të menjëhershme për të rindërtuar dyqanet apo për t’i zëvendësuar koleksionet ekzistuese. Piccioli do të zhvendoset në Paris nga afërsia e Romës, ku jeton aktualisht. Ai dhe Demna do të punojnë së bashku për një muaj deri në korrik, kur Demna do të largohet pas shfaqjes së tij të fundit ‘couture’ për “Balenciagan”.

Megjithëse stilet e tyre janë të ndryshme, Piccioli ka thënë se ndajnë një qasje të përbashkët ndaj modës. 

“Ne jemi dizajnerë, jo kuratorë. Për të interpretuar një shtëpi mode, duhet të kapësh frymën e saj, jo thjesht të kërkosh në arkiva. Detyra jonë është të dëshmojmë kohën ku jetojmë dhe të ofrojmë vizionin tonë për bukurinë që i përgjigjet asaj kohe”, ka thënë ai.

Ndryshe nga Demna, i cili trajtoi në mënyrë të drejtpërdrejtë çështje si ndryshimet klimatike, kapitalizmi dhe lufta në Ukrainë, Piccioli nuk ka qenë gjithmonë politik në mënyrë të hapur, por ka qenë i angazhuar në çështje si diversiteti dhe gjithpërfshirja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dashuria e tij për ‘couture’ nuk vjen nga dëshira për ekskluzivitet, por nga vlerësimi për “qasjen unike dhe kujdesin”, për prekje njerëzore në një epokë të dominuar nga inteligjenca artificiale. 

“Është arsyeja pse pas çdo shfaqjeje kam nxjerrë në skenë të gjithë rrobaqepësit dhe rrobaqepëset e ateliesë sime”, ka thënë ai.

Ylli ka shtuar se është frymëzuar gjithmonë nga historia e “Balenciagas”. Në fakt, postimi i tij i parë në Instagram në vitin 2018 ishte një foto e fustanit të nusërisë së famshëm që pati krijuar Cristóbal Balenciagas nga ekspozita e Institutit të Kostumit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, që quhej “Heavenly Bodies: Fashion and the Catholic Imagination”.

“Ky fustan ka qenë gjithmonë një nga frymëzimet e mia më të mëdha për volumin, format, inovacionin”, ka thënë ai, pasi e kishte shoqëruar atë foto me një citat nga skulptori i famshëm Constantin Brancusi: “Thjeshtësia është kompleksiteti i zgjidhur.” (Simplicity is complexity resolved)
Çfarë do të thotë kjo për koleksionet e ardhshme të “Balenciagas”, sipas The New York Times, do të bëhet e qartë në tetor, kur Piccioli do të paraqesë shfaqjen e tij të parë në Javën e Modës në Paris, si drejtor kreativ i ri i këtij brendi./KOHA/Katror.info

TAGGED:BalenciagaBottega Venetamodapeople

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Re-Connect” do të bashkojë talentet vendore e të diasporës në “DokuFest”
Artikulli i ardhshëm DTHK kritikon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Anita Rachvelishvili vjen në edicionin e 5-të të RLIOF

4 Shikime
People

CrossRoads Festival: 3 ditë art, kulturë dhe aventurë në zemër të Hanit të Elezit

31 Shikime
People

Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?