Ambasada e Italisë në Kosovë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procesin e votimit për referendumin që do të mbahet në qershor. Sipas ambasadës, fletëvotimet për shtetasit italianë që jetojnë jashtë vendit janë tashmë në procesin e dërgimit me postë, shkruan Katror.info.

Në njoftim theksohet se nëse ndonjë qytetar italian nuk e ka marrë ende paketën e fletëvotimit, ai mund të paraqitet pranë konsullatës së tij për të kërkuar një kopje zëvendësuese.
“Fletët e votimit po dërgohen! Nëse nuk e keni marrë paketën e fletëvotimit, mund të kërkoni një kopje duke filluar nga 25 maji në konsullatën tuaj të referencës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve italianë në Kosovë që të kontrollojnë postën dhe të kontaktojnë konsullatën për çdo paqartësi në lidhje me procesin e votimit./Katror.info