katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ: Votimi ka nisur me kohë
    33 minutes ago
    Moti sot: Temperaturat në rritje
    36 minutes ago
    Nis zbatimi i sistemit të ri i hyrjeve dhe daljeve në kufijtë e BE-së
    39 minutes ago
    Si të votohet në zgjedhjet e sotme – mësoni procedurat…
    44 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës
    21 hours ago
    Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
    2 days ago
    Kosova për herë të parë me skanim lazer falë mbështetjes gjermane
    2 days ago
    FBK dhe SAVA nënshkruajnë marrëveshje partneriteti për mbështetje të basketbollit kosovar
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon
    20 hours ago
    Robbie Williams rikthehet me turneun “Long 90’s Tour”
    2 days ago
    Edi Rama hyn në botën e artit bashkëkohor me Société
    2 days ago
    Dua Lipa ndër yjet botërorë me më shumë këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    4 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    5 days ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    1 week ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    5 days ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    6 days ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    1 week ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Rrugët më të bukura hekurudhore për të parë ngjyrat e vjeshtës
    1 day ago
    Bukuritë e Budapestit që nuk duhen humbur
    4 days ago
    Kopenhaga: Një destinacion që vlen të vizitohet në çdo stinë të vitit
    2 days ago
    Fluturim “rozë” mbi ujërat e liqenit të Pogradecit
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës

Last updated: 25/05/2025 11:02 AM
281 Shikime
Shpërndaje
Foto: Experimenta

Zanzibari është arkipelag në Afrikën lindore katër herë më i vogël se Kosova dhe me një popullsi të ngjashme me të, në arabisht do të thotë “vendi i të zinjve”. Ai është i njohur për shumë proverba popullore që shpesh përdoren me humor, dhe emri i tij është përdorur gjerësisht për pabe, bare, këngë dhe grupe muzikore në mbarë botën (thuajse nuk ka qytet që nuk ka një lokal me emrin “Zanzibar)”.

Zanzibari është ishull shumë i bukur, që dikur ka qenë nën protektoratin britanik. Është i njohur edhe për luftën më të shkurtër në historinë e njerëzimit – nga shpallja e luftës nga ana e Zanzibarit ndaj Britanikëve, deri te kapitullimi, kaluan vetëm 38 minuta.

Zanzibar / Foto: Easy Travel Tanzania

Zanzibari njihet gjithashtu si një nga shtetet me pavarësinë më jetëshkurtër në histori – vetëm 32 ditë, si republikë ka ekzistuar nga 10 dhjetori 1963 deri më 12 janar 1964 kur fillon kryengritja e përgjakshme pas të cilës definitivisht më 26 prill 1964 Zanzibari u bashkua me Tanganikën – një provincë tjetër që kishte fituar pavarësinë nga protektorati Britanikë tre vjet më parë.

Mundesh me e lexu edhe…

Nga bashkimi i emrave Tanganika dhe Zanzibar lindi emri Tanzani – shteti që ekziston sot. Zanzibari sot është pjesë autonome e Tanzanisë, e kryeqyteti i autonomisë është Zanzibar City.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E, në Zanzibar më 5 shtator 1946 ka lindur Farrokh (Faruk) Bulsara, të cilin ne e njohim si Freddie Mercury, kompozitori, tekstshkruesi, pianist dhe vokalisti kryesor i grupit Queen, i konsideruar si një nga këngëtarët më të mëdhenj në historinë e muzikës rok, me prezencë të jashtëzakonshme skenike dhe gamën vokale prej katër oktavash.

Freddie Mercury në ditëlindjen e tij të 4-të në Zanzibar | Foto CNN

Askush më parë nuk kishte sfiduar konvencionet tradicionale të një lideri rok me një stil aq teatral, duke ndikuar fuqishëm në drejtimin artistik të grupit Queen dhe duke lënë një trashëgimi të padiskutueshme te liderët dhe këngëtarët e gjeneratave pas tij.

Foto: Rayo

 Sot mjafton të shikojmë gjeneratat e reja të përformuesve dhe, te secili prej tyre, mund të gjejmë një lëvizje, një vallëzim, një grimasë apo një britmë që është e frymëzuar apo e kopjuar nga Freddie Mercury.

Foto: Sky News

Farrokh Bulsara lindi me hiperdonci, një gjendje që karakterizohet nga prania e dhëmbëve të tepërt, pra dhëmbë që shfaqen përveç numrit të zakonshëm. Ai kishte katër dhëmbë prerës shtesë, të cilëve ua atribuonte gamën e tij të zgjeruar vokale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Familja e tij ishte Parsi, një grup etnik në Indi me prejardhje persiane, që kishte emigruar nga India në Zanzibar, ku babai i tij punonte si nëpunës në administratën britanike. Ai u dërgua në një shkollë me konvikt në Panchgani, në shtetin Maharashtra të Indisë. I prirur artistikisht, ai formoi një grup muzikor atje, ku luante në piano.

Familja e Freddie Mercury / Foto: Smooth

Pas përfundimit të shkollës, ai u kthye në Zanzibar. Kur Zanzibar u bë pjesë e shtetit të pavarur të Tanzanisë në vitin 1964, familja u zhvendos në Feltham, Angli. Më vonë studioi art grafik dhe dizajn në Kolegjin Teknik dhe Shkollën e Artit Ealing (sot pjesë e Universitetit të Londrës Perëndimore), ku u diplomua në vitin 1969. Pas diplomimit, Mercury, së bashku me Roger Taylorin me cilin më vonë do të themelojnë grupin Queen, për një kohë shisnin rroba të dorës së dytë në Kensington Market, në Londër.

Në atë kohë, blerësit e rrobave që ata shisnin vështirë se mund të imagjinonin se këta dy shitës modestë e të ndrojtur do të ndryshonin së shpejti botën e muzikës dhe artit, pothuajse nga themeli.

Mercury punonte gjithashtu si mbajtës bagazhesh në Aeroportin Heathrow. Miq të tij nga ajo periudhë e përshkruanin si një të ri të qetë dhe të ndrojtur, me një pasion të madh për muzikën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai u bë gjithashtu mik me kitaristin Brian May i cili në ndërkohë me bateristin Roger Taylor kishin nis grupin Smile, dhe në vitin 1970, kur këngëtari kryesor i Smile u largua, ai e zëvendësoi atë.

Shpejt ai ndryshoi emrin e grupit në Queen dhe emrin e tij në Freddie Mercury. Basisti John Deacon iu bashkua vitin pasardhës. Asnjëri prej tyre nuk kishte arsimim formal muzikor.

Queen / Foto: Rolling Stone


Freddie Mercury kishte një diplomë në art grafik dhe dizajn. Brian May, në atë kohë, studionte fizikë dhe sot mban një doktoraturë në astrofizikë; ai është një shkencëtar i njohur ndërkombëtarisht.

John Deacon ishte inxhinier elektronik dhe përdori aftësitë e tij për të ndërtuar pajisje për grupin. Krijimi i tij më i njohur ishte “Deacy Amp”, të cilin e ndërtoi në vitin 1972 nga pjesë të mbledhura prej amplifikatorësh të vjetër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më pas, Deacon mori një diplomë të klasit të parë me nderime në elektronikë. Roger Taylor fillimisht studioi stomatologjinë, por në fund përfundoi studimet me një diplomë “Bachelor” në biologji.

Megjithatë, pavarësisht kushteve të tyre modeste, si në aspektin material ashtu edhe në atë të trajnimit muzikor, secili prej tyre ishte një mjeshtër i vërtetë në instrumentin e vet.

Kitaristi Brian May nuk kishte mundësi të blinte një kitarë elektrike në fillim të viteve 1960, kështu që ai dhe babai i tij i cili ishte elektro-inxhinier ndërtuan vetë një kitarë. Ata krijuan kitarën që do ta quanin “Red Special” dhe ai do ta përdorte atë me Queen për më shumë se 40 vitet e ardhshme.

Brian May me ‘Red Special’ / Foto: GAD

Brian May shpejt u bë një kitarist ikonik; toni i tij dhe zgjedhja e notave melodike nuk janë vetëm solo. Solo-t e tij janë melodi dhe janë gjithmonë në vendin e duhur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa John Deacon ishte i njohur për teknikën e tij unike të luajtjes së basit.

Ai shpesh përdorte të gjithë gjatësinë e qafës së basit për të përvijuar akordet dhe për të plotësuar melodinë, në vend që të luante linja të thjeshta me nota rrënjësore. Ai shpesh alternonte midis pjesëve ritmike dhe pjesëve melodike, ndonjëherë duke përdorur dy ose tri oktava.

John Deacon / Foto: iHeart

Bateristi Roger Taylor kishte ndjenjë të natyrshme për ritmin dhe kohën në daulle. Ai ishte gjithashtu kompozitor, gjë që ishte shumë e rëndësishme, sepse i shtonte aftësi të veçanta për të krijuar bateri melodike dhe harmonike, që përmirësonin dhe ngritnin nivelin e instrumenteve të tjera.

Roger Taylor / Foto: QueenOnline

Freddie Mercury kishte vokalin që i mungonte muzikës rock deri atëherë dhe vetëbesimin për të ngjitur në skenat e rock-ut edhe baletin, ashtu siç e quante ai koreografinë karakteristike në performancat e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mercury sfidoi shumë nga parametrat mbizotërues të muzikës pop dhe rock, duke qenë i gatshëm të merrte rreziqe muzikore dhe i lumtur që nuk ishte pjesë e rrymës kryesore. Ai shtyu pa frikë kufijtë artistikë, duke besuar në spontanitetin e performancës live: çdo shfaqje e tij ishte unike.

Muzeu për Freddie Mercury në Zanzibar / Foto: Forever Lost In Travel

Si kompozitor, Mercury u mbështet në një gamë eklektike zhanresh. Ai shkroi këngë me tekste poetike, me metafora të zgjuara dhe melodi të paharrueshme. Queen morën frymëzim nga artistë si The Everly Brothers, The Beatles, Jimi Hendrix, Pink Floyd dhe The Beach Boys.

Kompozimi i Mercury-t i vitit 1979, Crazy Little Thing Called Love, i bën homazh Elvis Presley-t. Në këtë këngë, Mercury imiton me mjeshtëri elemente të tonit vokal të Presley-t dhe stilit “rockabilly”, veçanërisht në refrenin tërheqës, “she gives hot and cold fever”, ku Mercury përdor me lehtësi një oktavë në stil jodel.

Në këngën “Bohemian Rhapsody” të vitit 1975, ndoshta kënga më e famshme e grupit Queen, Freddie Mercury e çoi kalimin mes zhanreve në një nivel krejtësisht të ri. Kjo këngë epike gjashtë minutëshe është e pakrahasueshme për kompleksitetin e formës, prodhimin e shkëlqyer, shtresëzimin vokal dhe numrin e madh të mbivendosjeve korale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga, u përshkrua nga Mercury si një “operë simuluese”. Teknikisht mjeshtëror, Mercury zotëronte një zë të fuqishëm, të shkathët dhe jashtëzakonisht ekspresiv. Si tenor lirik i rrokut, me një diapazon të gjërë, ai arrinte regjistrin e sipërm me një vibrato të shpejtë karakteristike ose përdorte një falset të pastër, të kontrolluar dhe të butë legato.

Muzikaliteti i lartë, kontrolli i shkëlqyer vokal dhe lartësia precize i mundësuan Mercury-t të përdorte një gamë të gjerë notash, dinamikash, ngjyrimesh të tonit dhe efektesh vokale.

Paraqitja e Queen në koncertin historik Live Aid, në stadiumin Wembley të Londrës, në korrik të vitit 1985, mbetet një nga performancat më madhështore të rokut në të gjitha kohërat, kur e gjithë turma prej 72,000 vetash i bashkohet Mercury-t duke ritmuar këngën “We Will Rock You”, atmosfera bëhet elektrizuese. Publiku e adhuronte performancën dhe shkëlqimin e tij unik në skenë.

Rekuizita kryesore e Mercury në skenë ishte një mbajtëse mikrofoni e thyer; pasi e këputi aksidentalisht nga baza e rëndë gjatë një shfaqjeje të hershme, ai e kuptoi se mund të përdorej në mënyra të pafundme. Fotografi Denis O’Regan, i cili kapi një pozë përfundimtare të Freddie Mercury në skenë – me shpinën e harkuar, gjunjët e përkulur dhe fytyrën drejtuar nga qielli – gjatë turneut të tij të fundit me Queen në vitin 1986, komentoi: “Freddie ishte një performer që ndodh vetëm një herë në jetë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Performanca e fundit live e Mercury-t me Queen u zhvillua më 9 gusht 1986, në Knebworth Park, në Angli, dhe tërhoqi një pjesëmarrje të vlerësuar deri në 200,000 vetë. Një javë para Knebworth-it, Brian May kujtoi se Mercury kishte thënë: “Nuk do ta bëj këtë përgjithmonë. Kjo është ndoshta hera e fundit.”

Me himnin kombëtar britanik “God Save the Queen” që luhej në fund të koncertit, akti i fundit i Mercury-t në skenë e pa atë të mbështjellë me një mantel, duke mbajtur një kurorë të artë lart – një lamtumirë madhështore për turmën.

Mercury shfaqi për herë të parë simptoma të HIV/AIDS-it në vitin 1982, por nuk u diagnostikua zyrtarisht deri në vitin 1987. Në katër vitet pas diagnozës, shëndeti i tij u përkeqësua deri sa iu desh të tërhiqej nga performancat me Queen. Gjatë jetës së tij, spekulimet në media ishin të zakonshme në lidhje me seksualitetin e Mercury-t, për shkak të personalitetit të tij të jashtëzakonshëm.

Ai kurrë nuk e konfirmoi dhe as e mohoi këtë çështje – një qasje që përputhej me heshtjen e tij të përgjithshme ndaj mediave. Ndërsa filloi të dukej më i dobësuar për shkak të sëmundjes, dhe për shkak të raportimeve invazive, thashethemet për gjendjen e tij shëndetësore u shtuan në shtyp. Mercury e mbajti gjendjen e tij shëndetësore private për të mbrojtur ata që ishin pranë tij. Më vonë, May konfirmoi se Mercury i kishte informuar anëtarët e grupit për sëmundjen e tij shumë më herët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në maj të vitit 1991, në videoklipin muzikor të këngës These Are the Days of Our Lives, Mercury shfaqet me një ndryshim drastik në peshë — ishin këto pamjet e fundit të tij para kamerave. Regjisori i videos, Rudi Dolezal kujtonte, “AIDS nuk ishte kurrë një temë. Ne kurrë nuk e diskutuam. Ai nuk donte të fliste për të. Shumica e njerëzve as që e dinin nëse ai e kishte, përveç grupit dhe disa personave nga rrethi i tij i ngushtë.

Ai gjithmonë thoshte: ‘Nuk dua t’u vë barrë të tjerëve duke u treguar atyre tragjedinë time.’” Pjesa tjetër e grupit ishte gjithmonë gati për të punuar, sa herë që Mercury ndihej në gjendje për të ardhur në studio. Justin Shirley-Smith, asistent inxhinier gjatë atyre seancave të fundit, tha: “Kjo është e vështirë për t’u shpjeguar njerëzve, por nuk ishte e trishtueshme. Ishte shumë i lumtur, për sa kohë që mund të këndonte.”

Duke përfshirë elementë si heavy metal dhe glam rock, grupi debutoi me albumin “Queen” (1973), i cili u pasua nga “Queen II” (1974). Pavarësisht një përzierjeje mbresëlënëse harmonish vokale madhështore dhe punës virtuozë të shtresuar në kitarë, Queen fillimisht nuk arriti të tërheqë shumë vëmendje përtej Mbretërisë së Bashkuar. Albumi Sheer Heart Attack (1974), megjithatë, u ngjit në top-listat ndërkombëtare.

Albumi “A Night at the Opera” në vitin 1975, solli një qasje ambicioze të grupit si në shkrimin e këngëve, ashtu edhe në prodhimin në studio, Albumi u mishërua në mënyrë të veçantë nga kënga simuluese operistike e këtij albumi, “Bohemian Rhapsody” – një nga shumë kompozimet e Queen të shkruara kryesisht nga Freddie Mercury, e cila kryesoi top-listat britanike për nëntë javë dhe ndihmoi në popullarizimin e formatit të videoklipit muzikor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Suksesi spektakolar vijoi në vitin 1977, me albumin “News of the World”,që  përmbante “We Will Rock You” dhe “We Are the Champions”, të cilat janë shndërruar në himne të ngjarjeve sportive në tërë botën. Në fillim të viteve 1980, Queen u rendit ndër grupet më të mëdha të rock-ut të stadiumeve në botë.

“Another One Bites the Dust”, nga albumi The Game (1980), u bë kënga e tyre më e shitur, ndërsa albumi i përmbledhjes Greatest Hits (1981) është albumi më i shitur ndonjëherë në Britaninë e Madhe dhe është certifikuar nëntë herë me platin nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimeve të Amerikës (RIAA) në SHBA.

Në fillim të viteve 1980, Queen ishte kthyer në një fenomen ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendje të veçantë për performancat e tij të kuruara me kujdes në ambiente gjigante. Mercury pushtonte me lehtësi audiencat me dhjetëra mijëra njerëz.

Në shkurt të vitit 1984, Queen publikuan albumin e tyre të njëmbëdhjetë në studio, The Works. Këngët hit përfshinin “Radio Ga Ga”, e cila mbron formatin radiofonik nostalgjik, “Hammer to Fall” dhe “I Want to Break Free”. Revista Rolling Stone e cilësoi albumin si “Led Zeppelin II i viteve tetëdhjetë”. Në Mbretërinë e Bashkuar, “The Works” u bë trefish platin dhe qëndroi në listën e albumeve për dy vjet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në janar të vitit 1985, Queen kryesoi dy netë të festivalit të parë Rock in Rio në Rio de Janeiro, Brazil, duke performuar para mbi 300,000 njerëzve çdo natë.

Në fillim të vitit 1986, Queen regjistruan albumin “A Kind of Magic”, që përmbante disa ripërpunime të këngëve të shkruara për filmin “Highlander”.

Albumi pati sukses në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë Perëndimore dhe disa vende të tjera, duke prodhuar një sërë hitesh si “A Kind of Magic”, “Friends Will Be Friends”, “Princes of the Universe” dhe “Who Wants to Live Forever”, kjo e fundit me një orkestër të dirigjuar nga Michael Kamen. Në vitin 2007, Classic Rock e renditi atë si albumin e 28-të më të mirë me kolona zanore të të gjitha kohërave.

Queen / Foto: The Sun

Pas punës në projekte të ndryshme solo gjatë vitit 1988 (përfshirë bashkëpunimin e Mercury-t me Montserrat Caballé në Albumin “Barcelona”), grupi publikoi “The Miracle” në vitin 1989. duke përdorur një tingull pop-rock të përzier me elemente të zhanrit hard rock. Ai solli disa hite si “I Want It All” – që u bë një himn anti-aparteid në Afrikën e Jugut – “Scandal” dhe “The Miracle”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi i tyre i katërmbëdhjetë në studio, “Innuendo”, u publikua në fillim të vitit 1991, me këngën titullare “Innuendo” dhe të tjera që u publikuan më vonë gjatë atij viti. Videoklipi muzikor për “The Show Must Go On” përmbante pamje arkivore nga performancat e Queen midis viteve 1981 dhe 1989 dhe, së bashku me tekstin e këngës, nxitën raportime se Freddie Mercury ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në kohën e regjistrimit të “The Show Must Go On” në vitin 1990, Mercury ishte shumë i sëmurë dhe mezi ecte. Për këtë arsye, Brian May kishte dyshime nëse ai ishte fizikisht i aftë ta këndonte, por më pas kujtoi se Mercury “e përballoi plotësisht”. May shprehej: “Ai thjesht vazhdonte të thoshte: ‘Më shkruani më shumë këngë. Dua vetëm t’i këndoj; kur të iki unë, ju mund t’i përfundoni.”

Edhe ashtu ndodhi. Më 22 nëntor 1991, Mercury e thirri menaxherin e Queen, Jim Beach, në shtëpinë e tij në Kensington për të përgatitur një deklaratë publike, e cila u publikua të nesërmen. “Pas hamendësimeve të shumta në shtyp gjatë dy javëve të fundit, dua të konfirmoj se jam testuar pozitiv për HIV dhe kam AIDS. Më dukej e drejtë ta mbaja këtë informacion privat deri më sot, për të mbrojtur privatësinë e atyre që më rrethojnë. Megjithatë, tani ka ardhur koha që miqtë dhe fansat e mi në të gjithë botën të dinë të vërtetën, dhe shpresoj që të gjithë do të bashkohen me mua, me mjekët e mi dhe me të gjithë ata në mbarë botën në luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Privatësia ime ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua, dhe jam i njohur për mungesën e intervistave. Ju lutem, kuptoni që kjo politikë do të vazhdojë.”

Mbrëmjen e 24 nëntorit 1991, rreth 24 orë pas lëshimit të deklaratës, Mercury vdiq në moshën 45 vjeç në shtëpinë e tij në Kensington. Shkaku i vdekjes ishte pneumonia bronkiale që rezultoi nga AIDS. Shërbimi mortor i Merkurit u krye më 27 nëntor 1991.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Arkivoli i tij u ngrit në faltore nën tingujt e këngëve “Take My Hand, Precious Lord” dhe “You’ve Got a Friend” nga Aretha Franklin. Sipas dëshirës së tij, Mary Austin, shoqja më e ngushtë dhe ish-e dashura, mori mbetjet e tij të djegura dhe i varrosi në një vend të panjohur.

Albumi i fundit i Queen me Mercury, i titulluar Made in Heaven, u publikua në vitin 1995, katër vjet pas vdekjes së tij. Duke përfshirë këngë të tilla si “Too Much Love Will Kill You” dhe “Heaven for Everyone”, ai u ndërtua nga regjistrimet e fundit të Mercury në vitin 1991. Albumi përmbante gjithashtu këngën “Mother Love”, regjistrimi i fundit vokal që Mercury bëri.

Pasi përfundoi vargun e parafundit, Mercury i tha grupit se “nuk po ndihej mirë” dhe deklaroi: “Do ta përfundoj kur të kthehem, herën tjetër.” Mercury nuk u kthye më në studio kurrë; Brian May e përfundoi mandej vargun e fundit të këngës. Të dyja fazat e regjistrimit, para dhe pas vdekjes së Mercury, u përfunduan në studion e grupit në Montreux, Zvicër.

Albumi arriti vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar pas publikimit të tij — albumi i tyre i nëntë që arrin këtë sukses — dhe shiti 20 milionë kopje në të gjithë botën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 25 nëntor 1996, një statujë e Mercury u përurua në Montreux, me pamje nga Liqeni i Gjenevës, pesë vjet pas vdekjes së tij. Statuja është shndërruar në një kult, ku shumë fansa bëjnë pelegrinazh.

Foto: Ultimate Queen

Më 20 prill 1992, anëtarët e mbetur të grupit Queen organizuan Koncertin Tribut për Freddie Mercury, për Ndërgjegjësimin mbi AIDS, në stadiumin Wembley të Londrës. Një audiencë prej 72,000 personash erdhi për të ndjekur një shfaqje të mbushur me legjenda, si Elton John, David Bowie, George Michael, Robert Plant i Led Zeppelin, Roger Daltrey i The Who, Annie Lennox, Guns and Roses e shumë të tjerë.

Koncerti tribut për Freddie Mercury / Foto: Radio X

Koncerti u transmetua në të gjithë botën dhe përkoi me themelimin e Mercury Phoenix Trust, një organizatë bamirëse që lufton HIV/AIDS-in në mbarë globin. Kënga “Barcelona”, e shkruar nga Mercury dhe e kënduar në duet me sopranon e njohur Montserrat Caballé, ishte e porositur për hapjen e Lojërave Olimpike në Barcelonë më 1992.

Mercury nuk arriti ta përjetojë ceremoninë e hapjes. Megjithatë, kënga u shfaq si video prezantuese e qytetit gjatë ceremonisë së hapjes, dhe u përdor si muzika kryesore në mbulimin e BBC-së për Lojërat Olimpike Verore të vitit 1992.

Në një votim të vitit 2002 për të përcaktuar personat më të mëdhenj britanikë në histori, sipas opinionit publik të Mbretërisë së Bashkuar, Mercury u rendit i 58-ti në listën e “100 Britanikëve Më të Mëdhenj”, e transmetuar nga BBC-ja. Ai u rendit gjithashtu i 52-ti në një anketë kombëtare japoneze të vitit 2007 për “100 heronjtë më me ndikim”.

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tingujt e lirisë, udhëtimi, kontributi dhe trashëgimia muzikore e popullit rom
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga proto punku deri te grunge, trashëgimia e pashueshme e Iggy Pop
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
TAGGED:Afrika LindoreBotaBrian MayFarrokh BulsaraFreddie MercuriikonaJohn DeaconmuzikapeoplequeenRoger TaylortopTophomeZanzibar

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shkencëtarët zbulojnë mënyrë të re trajtimi për parandalimin e malaries
Artikulli i ardhshëm Mot i vranët dhe me riga shiu

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon

15 Shikime
People

Robbie Williams rikthehet me turneun “Long 90’s Tour”

22 Shikime
People

Edi Rama hyn në botën e artit bashkëkohor me Société

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?