Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar sot aktivitetin kryesor në kuadër të shënimit të Ditës Olimpike 2025, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Katror.info.
Më shumë se një mijë nxënës të shkollave fillore nga kryeqyteti u bënë pjesë e këtij organizimi, duke marrë pjesë në vrapimin olimpik dhe në aktivitete të tjera sportive. Nxënësit patën mundësi të provojnë disiplina të ndryshme, përfshirë futbollin, basketbollin, xhudon dhe sporte të tjera, duke përjetuar nga afër shpirtin olimpik.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i jetës së shëndetshme, përfshirjes përmes sportit dhe vlerave themelore të Lëvizjes Olimpike, si respekti, miqësia dhe përkushtimi./Katror.info