Interesi i qytetarëve nga Kosova për të investuar në Shqipëri është në rritje, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe turizmit. Sipas Fiori Zanit nga një agjenci turistike në Shqipëri, kosovarët po blejnë vila dhe apartamente në zona turistike si Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlora dhe Saranda, ndërsa një pjesë e tyre kanë filluar të hapin edhe restorante dhe lokale.
Në një intervistë për televizionin A2CNN, Zani tha se qytetarët nga Kosova fillimisht i përdorin këto prona për pushimet e tyre, ndërsa më vonë i shfrytëzojnë për qira përmes platformave si Booking dhe Airbnb.
“Po blejnë vila në rezidenca shumë të mira dhe po preferojnë plazhe elitare ku është rritur dukshëm numri i turistëve kosovarë,” u shpreh ajo, duke shtuar se tendenca e investimeve është veçanërisht e dukshme gjatë sezonit veror.
Shqipëria mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për pushime për kosovarët, për shkak të plazheve të bukura, klimës së ngrohtë dhe mikpritjes tradicionale, që po i nxit gjithnjë e më shumë të krijojnë lidhje afatgjata me bregdetin shqiptar përmes investimeve./Katror.info