Presidentja Vjosa Osmani ka pritur kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, në kuadër të përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas 41 dështimeve për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Sot gjatë ditës e para e shtetit ka takuar në takime të veçanta përfaqësuesit e partive nga komunitetet jo-shumicë; nga partia “Za Slobodu, Pravdu i Opstanak”, Nenad Rashiq, nga “Kosova Demokratik Türk Partisi”, Fikrim Damka, nga partia “Socijaldemokratska”, Duda Balje, nga Iniciativa e re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqin, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinollin, nga “Nova Demokratska Stranka”, Emilija Rexhepin, nga “Jedinstvena Goranska Partija”, Adem Hoxhën si dhe nga “Demokratska Stranka Bošnjaka”, Rasim Demirin, shkruan RTK.
Para këtyre takimeve Osmani ka pritur kreun e Listës GUXO, Faton Peci, derisa dje në ‘konak’ te presidentja kanë qenë liderët e partive kryesore, Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.
Ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës./RTK/Katror.info
Përgatiti:
