Sot diplomohet gjenerata 2025 e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ceremonia solemne do të zhvillohet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të nderohen kadetët e rinj që përmbyllin me sukses trajnimet dhe formimin ushtarak.
Në këtë ngjarje të rëndësishme do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjarë të kadetëve si dhe mysafirë të tjerë të ftuar./Katror.info