Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh dhe kaltër – në simbol të flamurit amerikan.
Ky veprim simbolik u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X tha se ndriçimi i objektit qeveritar përfaqëson “shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur” ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
“Happy 4th of July!”, thuhet në urimin e Ambasadës, ndërsa Kosova, si çdo vit, nderon aleatin e saj më të madh në ditën e Pavarësisë së tij./Katror.info.
The Government Building of the Republic of Kosova shines in red, white, and blue to honor the 249th Independence Day of the United States.
A symbol of our deep gratitude and unwavering friendship.
Happy 4th of July!🇺🇸 pic.twitter.com/I720Muufgd— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) July 3, 2025