Në Ferizaj është përuar zyrtarisht nënkalimi i ri pranë Stacionit Policor, i cili tashmë ka hyrë në funksion për qarkullimin e automjeteve, shkruan Katror.info.
Ky projekt infrastrukturor i realizuar nga Komuna e Ferizajt synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin urban dhe të lehtësojë rrjedhën e trafikut në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Nënkalimi do të ndihmojë në parandalimin e bllokimeve dhe kolonave të automjeteve, duke krijuar kushte më të sigurta dhe efikase për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Ceremonia e përurimit u mbajt në kuadër të shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë një dimension simbolik ngjarjes dhe duke nënvizuar lidhjet miqësore dhe partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së./Katror.info