(Blick) – Ardhja e Ludovic Magninit në krye të Baselit ka sjellë një frymë të re, me shumë komunikime në stërvitje. Por edhe një metodë të punës të shkollës së vjetër.
“Ai dëshiron hierarki të qartë dhe kërkon gjëra të caktuara në mënyrën e vjetër. Për shembull, që të rinjtë të rregullojnë pajisjet e tyre pas stërvitjes”, thotë drejtori sportiv Daniel Stucki.
Kapiteni Xherdan Shaqiri e mbështet këtë qasje, siç e shpjegoi gjatë kampit stërvitor në Schruns të Austrisë.
“Kjo u ndihmon atyre të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të punojnë shumë”.
Gjatë një interviste me disa gazetarë zviceranë, ylli i Baselit i sfidoi vazhdimisht lojtarët e rinj për përgjegjësitë e tyre.
Golashënuesi më i mirë i Baselit sheh ende potencial për t’u zhvilluar brenda ekipit.
Me ndeshjet e Superligës zvicerane, garave evropiane dhe për Kupë të Zvicrës, mundësia e ndryshimeve në formacion do të jetë e madhe dhe lojtarët e rinj duhet t’i shfrytëzojnë mundësitë e tyre.
Xherdan Shaqiri: Ata kanë nga dy telefona
Xherdan Shaqiri beson se e ardhmja e lojtarëve të rinj në përgjithësi në futboll nuk është pozitive.
“Ata tashmë i kanë të gjitha që në moshë të re. Kam përshtypjen se uria po zvogëlohet te të rinjtë”.
Koha kur ai iu bashkua ekipit të parë të Baselit nga të rinjtë ishte krejtësisht ndryshe.
“Sot, ata kanë nga dy telefona, pagë të mirë dhe banesën e tyre. Dhe këto i kanë në moshën 17-vjeçare”, shpjegon ai.
Gjithçka ka ndryshuar në krahasim me brezin e tij.
“Një ndeshje e mirë dhe ata shkojnë jashtë vendit. Është çmenduri”.
Megjithatë, futbollisti me përvojë i Baselit sqaron se nuk dëshiron t’i fajësojë lojtarët. “Janë kohëra tjera tash, jo vetëm për të rinjtë”.
Daniel Stucki e kupton se çfarë do të thotë Shaqiri.
“Motivi dhe kërkesat ndaj vetes kanë ndryshuar. Për një lojtar si Xherdani, çdo moment në fushë është i rëndësishëm. Shpirtin luftarak e ka brenda vetes, ndërsa të tjerëve u duhet ta mësojnë”.
Xherdan Shaqiri model, Avdullahu shembull i mirë
Për Daliel Stucin, edhe mediat sociale e kanë rolin e vet.
“Është e lehtë të përqendrohesh në gjërat e gabuara”.
Megjithatë, ai preferon të nxjerrë në pah shembuj të mirë, siç është Leon Avdullahu, i cili u transferua së fundmi te Hoffenhemi për rreth tetë milionë franga. Ai shfrytëzoi një kamp përgatitor për t’i treguar aftësitë dhe pastaj zuri vend në mesfushë.
Kjo është arsyeja pse prania e figurave si Xherdan Shaqiri është e çmuar. Është model i lojtarit që ka luajtur në nivelin më të lart dhe ka arritur sukses të madh.
“Nëse thjesht shikoni Ligën e kampionëve në TV dhe thua ‘dua të jem si Desire Doue’, mund të jetë e vështirë”, përfundon Daniel Stucki./KOHA/Katror.info