Sharon Osbourne ka befasuar artistin që po punon në një mural të ri kushtuar grupit legjendar Black Sabbath në Birmingham, duke e prekur lehtë në supe për ta komplimentuar punën e tij.
72-vjeçarja, ikona e TV- së dhe bashkëshortja e Ozzy Osbourne, e ka surprizuar artistin e njohur si Mr Murals – emri i vërtetë i të cilit është Daniel Russell-Ahern – ndërsa ky po vendoste detajet përfundimtare të muralit që përshkruan katër anëtarët origjinalë të grupit.
Vepra ndodhet në rrugën Navigation Street, jashtë stacionit New Street në Birmingham.
“Kur Sharon Osbourne duke pikturuar muralin e Black Sabbath,” ka shkruar Daniel në rrjetet sociale. “Isha shumë mirënjohës që Sharon erdhi të shihte nga afër veprën gjatë vizitës së saj në Birmingham – deri tani ajo e adhuron, dhe kjo është një lehtësim”.
Artisti, i cili e braktisi punën në një dyqan të B&Q katër vite më parë për t’iu përkushtuar artit, ka publikuar edhe disa foto ku Sharon shfaqet duke admiruar muralin.
Edhe basisti i Black Sabbath, Geezer Butler, e ka vlerësuar muralin, që është realizuar me porosi nga Central BID Birmingham dhe me mbështetjen e Network Rail. “Gjithë ato flokë – ku shkuan vallë? Punë fantastike nga Mr Murals!”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe vetë Ozzy Osbourne ka vizituar muralin impresionues të dedikuar grupit që e bëri ikonë, duke e përjetuar nga afër dashurinë e qytetit të tij të lindjes për trashëgiminë e Black Sabbath.
Legjenda e rock-ut jo vetëm që e ka admiruar veprën artistike, por edhe e ka firmosur atë, duke e shndërruar muralin në një kujtim të paharrueshëm për fansat dhe një simbol të fuqishëm të rrënjëve të tij në Birmingham./Katror.info