Kombëtarja U18 e vajzave të Kosovës po vazhdon garën në FIBA U18 Women’s EuroBasket 2025, ku pas tri ndeshjeve të zhvilluara, përfaqësuesja jonë është e gatshme për dy sfidat e fundit në fazën e grupeve.
Sot (9 korrik, ora 17:00) do të zhvillohet ndeshja e fundit e Grupit C kundër Azerbajxhanit, raporton Katror.info.
Vajzat e Kosovës janë të motivuara dhe të përkushtuara për të dhënë më të mirën në parket. Pavarësisht sfidave, ekipi ka treguar shpirt luftarak dhe dëshirë të madhe për përfaqësim dinjitoz.
Tifozët dhe mbështetësit janë ftuar të qëndrojnë pranë ekipit dhe t’i japin përkrahje maksimale gjatë këtyre përballjeve të rëndësishme.
Ndërkohë në Pejë: Nis EuroBasket U16 për vajzat
Ndërkohë, Kombëtarja U16 e vajzave të Kosovës është gati për një tjetër sfidë të madhe. Turneu FIBA U16 Women’s EuroBasket, Division C filloi më 8 korrik dhe do të zgjasë deri më 13 korrik 2025, në palestrën sportive “Karagaç” në Pejë.
Me energji të re dhe plot entuziazëm, 12-shja e Kosovës është përgatitur me përkushtim për këtë garë evropiane. Ky kampionat është një mundësi e artë për të rinjtë që të shfaqin talentin e tyre dhe të marrin përvojë ndërkombëtare.
Basketbolli i vajzave në Kosovë është në ngritje – nga parketi i U18 deri te sfidat e U16, e ardhmja duket premtuese. Le t’i përkrahim me zemër dhe krenari përfaqësueset tona!/Katror.info