katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Ambasada Gjermane uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
    13 seconds ago
    Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut uron Dimal Bashën
    7 minutes ago
    Spiropali uron homologun e saj në Kosovë
    17 minutes ago
    Vlora Çitaku është propozimi i PDK-së për nënkryetare të Kuvendit
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vijnë urimet e para për Bashën kryeparlamentar
    1 hour ago
    Si e nisi legjenda Ferit Zekolli karrierën në basketboll?
    6 hours ago
    BE-ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
    14 hours ago
    Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për “Bibliotekën e Fëmijëve” në Prishtinë
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    5 hours ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    6 hours ago
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    5 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    6 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    4 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    3 hours ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    6 hours ago
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Festivali i Këngës niset drejt kapitullit të tretë me shpresën për “Eurosong”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Festivali i Këngës niset drejt kapitullit të tretë me shpresën për “Eurosong”

Last updated: 09/07/2025 11:15 AM
20 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA

Një festival kombëtar, fituesi i të cilit do ta përfaqësonte Kosovën në “Eurosong”, kishte qenë ndër idetë kryesore kur është themeluar Festivali i Këngës në RTK. Por, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Dhe duket se vazhdon të jetë e njëjta situatë. Me rëndësi që festivali po krijon një traditë e në njëfarë mënyre po e vazhdon atë të vjetrën që pati frymuar me “Akordet e Kosovës”. Pas dy edicioneve “të suksesshme”, me sallën e djegur që qe shndërruar në skenë gjigante për t’u lënë vend artistëve që sjellin artin e tyre përmes këngës, këtë tetor do të vijë edicioni i tretë i këtij festivali, e përgatitjet për organizimin e tij tashmë kanë filluar.

Drejtor artistik i edicionit të tretë të festivalit do të jetë Florent Boshnjaku, i njëjti që e ka udhëhequr artistikisht deri tash këtë ngjarje. Ai ka treguar se vendi ku mbahet është e improvizimeve, por tani me probleme pak më lehtësisht të zgjidhshme. Edhe sivjet do të përdoret salla e djegur e Pallatit të Rinisë, e cila si feniks ngrihet prej hiri në ditët e festivalit dhe, me të bitisur festa, shuhet sërish, për t’u shndërruar në gjendjen e mëparshme: në parking, ashtu siç ka ngjarë viteve të kaluara. Muaj përpara se të ndodhë ngjarja me të cilën synohet promovimi i vlerave të këngës shqipe, është shpallur konkursi për pranimin e këngëve konkurruese, për të qenë i hapur deri në fund të gushtit.

“Salla do të jetë e njëjtë, ajo veç është bërë publike qysh prej marrëveshjes që është bërë me Komunën e Prishtinës, do të jetë e njëjta sallë, normalisht që skena duhet të përgatitet prapë për këtë edicion, do të jetë tri net festivali, njëjtë siç ka qenë edhe në dy edicionet e kaluara, me të njëjtin format të mbrëmjeve, domethënë do të jenë dy net, t’i quajmë gjysmëfinale dhe nata finale”, ka thënë drejtori artistik Boshnjaku për KOHËN.

Mundesh me e lexu edhe…

Për organizim ishte paraparë që nga Ministria e Kulturës të jepen 200 mijë euro. Para dy vjetësh, nëpërmjet një memorandumi të bashkëpunimit Ministria e Kulturës kishte zotuar për RTK-në 750 mijë euro për tre vjet. Për edicionin e parë janë dhënë 300 mijë euro, për të dytin ishin paraparë 250 mijë e për atë të këtij viti 200 mijë. Por, nuk ngjau kështu. U nënshkrua një aneks memorandumi, një marrëveshje për të mos e lënë në baltë Radiotelevizionin kombëtar dhe u dhanë sërish 300 mijë euro.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Buxheti i festivalit edhe këtë vit është 350 mijë, nga të cilat 300 mijë edhe këtë vit do t’i japë Ministria dhe 50 mijë do t’i japë Radiotelevizioni i Kosovës. Vitin që vjen unë nuk jam në gjendje të them çfarë do të ndodhë, por në planifikimin që Drejtoria e Përgjithshme dhe financat e RTK-së kanë bërë këtë vit, edhe për vitin që vjen është vendosur shifra 350 mijë”, pati thënë tetorin e kaluar drejtori i atëhershëm i Festivalit, Adrian Krasta, në konferencën ku hapësira për pyetje u ishte dhënë vetëm gazetarëve të RTK-së dhe atyre të Radio-Kosovës. Krasta kishte qenë edhe zëvendësdrejtor i RTK-së në atë kohë dhe kishte dhënë dorëheqje fill pas përfundimit të edicionit të dytë.

Edhe sivjet festivali është larg garës evropiane të këngës “Eurosong” e, sipas Boshnjakut, anëtarësimi në EBU nuk varet nga festivali dhe për këtë hap duhet të lobojnë të gjitha institucionet e Kosovës.

“Për anëtarësim në EBU vjet është dërguar letra, prapë është në bisedë, me shpresë që do të ndodhë diçka, por e dimë se kryekëput varet prej pozicionit politik të Kosovës dhe nevojitet lobim shumë më i madh i krejt institucioneve, jo veç i Radiotelevizionit të Kosovës, që të ketë mundësi të ndodhë ajo, me shpresë që do të ndodhë, por gjithsesi, e bukura e kësaj pune është që festivali ka filluar dhe po krijohet një traditë, punë që komplet ekipi i Radiotelevizionit të Kosovës dhe krejt njerëzit përreth të fillojnë të jenë të gatshëm kur ai moment të vijë, teknikisht në aspektin e përgatitjeve dhe çdo send në festival”, ka thënë ai.

Ka bërë të ditur se edhe sivjet do të jetë pothuajse e njëjta trupë muzikore për tri netët e festivalit, që zakonisht ngjan të jenë ditët e fundit të tetorit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ekipet muzikore, muzikantët dhe bendi, sidomos bendi kryesor, do të jenë të njëjtit, për pjesën tjetër ende jam në diskutime të përgatitjeve të pjesës tjetër të orkestrës dhe normalisht njerëzve e dirigjentëve që do ta udhëheqin orkestrën për ato tri net”, ka shtuar Boshnjaku, duke thënë se ndonëse është herët të shpalosen materialet e festivalit, kriteret e përzgjedhjes do të jenë sikur në edicionet e kaluara, për të sjellë në këtë “ngjarje të jashtëzakonshme” artin e tyre.

“Kriteret do të jenë siç i kemi pasur edhe vitet e kaluara, tash është ende herët të flasim se çfarë materialesh ka brenda festivalit. Le të shpresojmë që anëtarët dhe autorët, të gjithë, jo vetëm në Kosovë, do të bien prurje të cilat ia vlen për të qenë pjesë në këtë festival, sepse është një ngjarje e jashtëzakonshme, është një mundësi e jashtëzakonshme që të dalin në atë skenë me krejt atë orkestër, me krejt atë përgatitje, me krejt atë skenografi, thjesht për të dalë me një këngë të cilën ata e prezantojnë”, ka thënë Boshnjaku tutje.

Ka bërë thirrje që artistët të mos hezitojnë dhe ta marrin hapin për ta shfrytëzuar hapësirën që ofron festivali.

“E bëj edhe një thirrje publike që njerëzit të mos hezitojnë ta shfrytëzojnë një infrastrukturë e cila u ofrohet, e cila është me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe ajo është dëshmuar në dy edicionet e kaluara, kështu që shpresoj se edhe në këtë edicion të krijohet ajo tradita e pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës”, ka shtuar ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vitin e kaluar, pas tri netësh festë, çmimin kryesor të festivalit, trofeun e ashtuquajtur “Diamanti blu”, e kishte marrë kënga “Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, e edicionin debutues e kishte fituar Arbër Salihu, i njohur si “La Fazani”, me këngën “Oj Kosovë”. Këto këngë, të ndryshme kah zhanret dhe trajtimi i temave, kanë një të përbashkët: asnjëra nuk ka arritur të dalë jashtë vendit ku është kënduar, e fatkeqësisht ky fat druhet ta përcjellë edhe edicionin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK.

Megjithëse ëndrra që Festivali i Këngës në RTK të bëhet hyrje e Kosovës drejt skenës së madhe të “Eurosongut” mbetet ende e parealizuar, fakti që ky festival po krijon vazhdimësi dhe po forcon një identitet të vetin është shenjë e një kulture muzikore që po përpiqet të rizgjohet. Në një sallë që ngrihet nga hiri për t’u bërë tempull i këngës, krijuesit dhe interpretuesit shqiptarë po gjejnë hapësirë për ta shprehur veten dhe për të ndërtuar një trashëgimi të re artistike. Sfida e anëtarësimit në EBU dhe pjesëmarrjes në “Eurovision” mbetet e madhe dhe jashtë duarve të vetë festivalit, por ndoshta, pikërisht ky përkushtim për të ndërtuar një traditë të qëndrueshme, është hapi më i rëndësishëm për ta bërë atë ëndërr një ditë realitet./KOHA/Katror.info

TAGGED:EurosongFestivali i KengeslajmeRTKsalla

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ndahen 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë
Artikulli i ardhshëm Mbahet panel diskutimi mbi dezinformimin gjinor dhe përfaqësimin e grave në media

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Ambasada Gjermane uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit

Lajme

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut uron Dimal Bashën

1 Shikim
Lajme

Spiropali uron homologun e saj në Kosovë

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?