Range Rover ka zbuluar një logo të re, ndonëse kjo nuk është e destinuar të vendoset mbi ndonjë veturë.
Logoja u prezantua së fundmi për investitorët dhe është zhvilluar si simbol për t’u përdorur në kontekste të veçanta – si në etiketa, brenda hapësirave të eventeve apo ambienteve ku një emblemë më e thjeshtë është më e përshtatshme sesa logoja tradicionale.
Ndryshe, ajo që Range Rover po bën këtu nuk është pa precedent. BMW pesë vjet më parë debutoi një version të ri të logos së saj ikonike që e përdor në markë, por jo në vetura.
Së fundmi, edhe marka të tjera të njohura si Bentley dhe Jaguar kanë debutuar logo të reja, kjo e fundit si pjesë e një transformimi të gjerë që po ndodh brenda kompanisë.
Ky është një vit i rëndësishëm për Range Rover, me lansimin e modelit të parë plotësisht elektrik, i cili pritet të ketë të njëjtën pamje si versioni me motor benzinë – përfshirë edhe logon klasike. /Katror.info