Artistja e njohur Dafina Zeqiri prezantoi publikisht projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Inshallah”.
Që nga lansimi në YouTube, kënga arriti mbi 153 mijë klikime, duke dëshmuar interesimin e madh të fansave.
Ky projekt muzikor është realizuar në bashkëpunim me Monkey Music dhe producentin Deard Sylejmani, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Sekuencë. Melodia dhe teksti janë punuar nga Sardi Mneri, Deyzoh, vetë Dafina Zeqiri, si dhe Rron Krasniqi.
Pas suksesit të bashkëpunimit me artistin Luciano në këngën “Energy”, Dafina vazhdon të jetë një nga artistet më të angazhuara të skenës shqiptare gjatë kësaj vere./Katror.info