Kombëtarja e vajzave e Kosovës në basketboll U16 regjistroi sot fitoren e parë në edicionin e sivjetmë të FIBA EuroBasket 2025, Divizioni C. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Dardanet e reja mposhtën Moldavinë me rezultatin 56:43.
Ndeshja nisi me dominim të Kosovës, e cila fitoi dy çerekët e parë me rezultat 13:9 dhe 9:8, duke krijuar një epërsi të qëndrueshme. Në pjesën e dytë, skuadra vazhdoi të tregojë lojë të fortë në mbrojtje dhe sulm, duke fituar edhe çerekun e tretë dhe të katërt me përqindje të lartë të realizimit dhe duke vulosur fitoren me rezultat të përgjithshëm 56:43.
Kjo fitore përbën një sukses të rëndësishëm për ekipin kosovar, duke shënuar një moment pozitiv në turneun evropian që po zhvillohet në Pejë.
Pas ditës së pushimit të premten, kampionati do të vazhdojë të shtunën me ndeshje të tjera që pritet të jenë mjaft të forta dhe konkurruese./Katror.info