Kampionati Evropian i Basketbollit për Vajza, FIBA U16 Women’s EuroBasket 2025, Divizioni C, po zhvillohet me intensitet të lartë në qytetin e Pejës.
Dita e sotme shënon përmbylljen e fazës kualifikuese dhe nisjen e ndeshjeve gjysmëfinale, duke sjellë emocione të mëdha për ekipet dhe tifozët e pranishëm, raporton Katror.info.
Palestra Sportive “Karagaçi” është kthyer në një arenë ku basketbollistet e reja nga e gjithë Evropa po tregojnë talentin dhe angazhimin e tyre për të arritur në nivele të reja të suksesit.
Pas këtyre ditëve të ngarkuara me ndeshje të forta dhe konkurruese, ekipet po garojnë për të siguruar një vend në finale dhe për të përfaqësuar me krenari shtetet e tyre në këtë garë të rëndësishme.
Kosova, si vend mikpritës, është duke luajtur një rol kyç në këtë turne, dhe pas fitores së ditës së djeshme, tashmë pret sfida të tjera të forta./Katror.info