Moti në Kosovë sot pritet të jetë kryesisht me diell, me disa vranësira të herëpashershme gjatë ditës. Në disa zona mund të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë mes 28 dhe 32°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 1 deri në 8 m/s.
Indeksi UV do të jetë në nivel të lartë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar ndaj ekspozimit direkt në diell, veçanërisht nga ora 9:00 deri në 17:00.
Grupet më të ndjeshme mbeten fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme kronike shëndetësore./Katror.info