Në Japoni, numri i personave që kanë mbushur 100 vjet ose më shumë ka arritur në 95,119, një shifër që dëshmon qartë për standardin e lartë të shëndetit dhe jetëgjatësisë në këtë shtet aziatik.
Pjesa dërrmuese e qindvjeçarëve – rreth 88 për qind – janë gra, gjë që nënvizon faktin se ato jetojnë më gjatë se burrat. Ky është viti i 54-të me radhë që numri i personave mbi 100 vjeç në Japoni vazhdon të rritet, duke reflektuar qartësisht stilin e jetës dhe kujdesin shëndetësor në këtë vend.
Japonezët vazhdojnë të kryesojnë listën globale për jetëgjatësi, duke e pozicionuar Japoninë si një nga shtetet me popullsinë më të moshuar dhe më jetëgjatë në botë./Katror.info