Gjatë edicionit të 9-të të festivalit ndërkombëtar të artit urban, Meeting of Styles Kosovo – The Chosen Cause, që u zhvillua në Prishtinë nga 8 deri më 10 gusht 2025, fëmijët kanë pasur mundësinë të përfshihen në aktivitete kreative dhe argëtuese, shkruan Katror.info.
Programi për fëmijë përfshiu garë për gjetjen e tag-eve të grafitit, krijime me bojëra gëlqereje në rrugë, ngjyrosje dhe shumë aktivitete të tjera artistike që nxisin imagjinatën dhe talentin e tyre.
Organizatorët nga Q’art shprehen se këto aktivitete janë një investim në brezin e ri të artistëve të rrugës, të cilët mund të jenë pikërisht ata që do të zbukurojnë muret e mëdha në edicionet e ardhshme të MOS.
“Meeting of Styles Kosovo” vazhdon të sjellë energji kreative dhe të lidh komunitetin përmes artit./Katror.info