Themelimi i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e bëri Prishtinën qendër për albanologët e huaj. E po ashtu edhe pikë prej ku dija albanologjike i shpërndante fijet nëpër glob. Tash e më shumë se gjysmë shekulli, Prishtina mbledh albanologë e studiues të rinj nga i gjithë globi. Të hënën rituali u rikthye. Edicionit të 43-të të Seminarit – që në vitet ’90 nuk mbajti disa edicione shkaku i regjimit serb – i është “prerë shiriti”, duke i hapur dyert për mbi 100 albanologë e studentë që duan ta mësojnë shqipen
Dijetarët elitarë të albanologjisë në Kosovën e fillimviteve ’70 do të bënin një hap që për kohën shkonte përtej shkencës. Themelimi i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e bëri Prishtinën qendër për albanologët e huaj. E po ashtu edhe pikë prej ku dija albanologjike i shpërndante fijet nëpër glob. Tash e më shumë se gjysmë shekulli, Prishtina mbledh albanologë e studiues të rinj nga i gjithë globi. Të hënën rituali u rikthye. Edicionit të 43-të të Seminarit – që në vitet ’90 nuk mbajti disa edicione shkaku i regjimit serb – i është “prerë shiriti”, duke i hapur dyert për mbi 100 albanologë e studentë që duan ta mësojnë shqipen.
Temat bosht në sesionin shkencor të gjuhësisë do të jenë dy: “Zhvillimet aktuale në leksikun e shqipes” dhe “Shqipja në rrjetet sociale”, përderisa në sesionin e letërsisë temë bosht do të jetë “Postmodernizmi në letërsinë shqipe”. Sesionet, siç ngjan përherë, janë të hapura për publikun. Kurset e gjuhës për studentë të huaj që e studiojnë shqipen, po ashtu do të mbahen sikurse në çdo edicion.
“Studimet humanistike nuk janë luks, por nevojë”
Ceremonia hapëse e Seminarit rëndom u takon fjalimeve të udhëheqësve të organizimit, atyre të Universitetit të Prishtinës e institucioneve të tjera bashkë me udhëheqësit politikë. Për një orë të pranishmit kanë dëgjuar fjalimet në ceremoninë jo edhe aq të kuruar e deri diku monotone.
Drejtoresha e Seminarit, Lindita Sejdiu-Rugova, e fundit për nga radha e fjalimeve, ka thënë se institucioni i Seminarit është koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të albanologjisë në botë. Sipas saj, po ashtu është prezantimi më me vlerë i shkencës vendore vështruar nga një kënd global.
“Por edhe prezantimi i shkencës globale për albanologjinë brenda një mediumi të përbashkët”, ka thënë ajo. Sipas Sejdiu-Rugovës, qëllimi i drejtuesve të gjysmëshekullit të ri të Seminarit është si ta mbajnë gjallë këtë traditë në një kohë shumë të pafavorshme për shkencat humanistike në përgjithësi. Ka thënë se tashmë është një realitet ku teknologjia, shkencat ekzakte dhe fushat e ndërlidhura me inovacionin e përbëjnë qendrën e vëmendjes dhe disiplinat humaniste ku bën pjesë edhe filologjia, shpesh perceptohen si më pak të rëndësishme dhe fatkeqësisht shpeshherë quhen të tejkaluara. E ka përshkruar të sotshëm, si kohë kur shpeshherë duhet shpjeguar se gjuhësia, letërsia, arti, filozofia e kultura nuk ofrojnë thjesht njohuri akademike, por kultivojnë atë që në thelb e bën njeriun të tillë me aftësinë për të menduar në mënyrë kritike, për ta kuptuar tjetrin dhe për ta lexuar botën në kompleksitetin e saj njerëzor dhe kulturor.
“Përfundimisht, studimet humanistike nuk janë luks, por nevojë në epokë si kjo e sotmja kur njerëzorja nuk shpërfillet fare”, ka thënë ajo.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, e ka kujtuar kohën e themelimit të Seminarit, telashet e atëhershme dhe ka konstatuar se ky organizim është identitar.
“Larg nga paragjykimet dhe floskat ideologjike, Seminari ishte dhe vazhdoi të mbetet simbol i Kosovës identitare, simbol i shkencës dhe i dijes”, ka thënë ai. U është drejtuar studiuesve të huaj, duke thënë se nikoqirët janë të vetëdijshëm që në punën e organizimit të Seminarit, të mësimdhënies, dhe ligjërimit, do të jetë e nevojshme të bëhen ndryshime strukturore siç do të jetë e nevojshme që dijet albanologjike, përfshirë studimet gjuhësore dhe letrare, ta braktisin pozitivizmin dhe ta zhvillojnë mendimin kritik.
“Por, në anën tjetër, kam besim se edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër deri tani do t’i merrni me vete përshtypjet më të mira…”, ka thënë ai.
“Gjuha nuk është vetëm komunikim i nevojave, por mbi të gjitha komunikim i subjektivitetit”
Fjalimin më të gjatë, që ka ngjarë sikur të jetë ligjërata e parë e Seminarit, e ka mbajtur kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ka përsëritur një fjali të para katër vjetëve kur ishte shprehur se intimiteti i pazgjidhshëm i marrëdhënies mes mendimit dhe gjuhës do të mbetet përherë çështje e njerëzimit, pra edhe e formimit tonë kulturor. Sipas tij, vetë kultura është kjo pazgjidhshmëri e kamotshme dhe e përjetshme.
“E, gjuhëtarëve u takon ta shtjellojnë disi këtë me të gjitha nëndisiplinat e tyre. Çdo seminar ndërkombëtar për gjuhën, edhe ky seminar i 43-të, ka një rol të madh në llogaritjen më të rëndësishme të bazës që i shërben mendimit deri madje edhe me kushtëzim të tij. Sepse, siç e dimë, te raporti midis mendimit dhe gjuhës, vijnë e ngatërrohen mundësimi dhe kushtëzimi”, ka thënë ai në fjalimin gati 13-minutësh. Sipas kryeministrit Kurti, në njëfarë mënyre, studimi gjuhësor përqendrohet në llogaritjen e racionalitetit të mënyrës së mirëfilltë të mendimit. Ka thënë se gjuha nuk është vetëm komunikim i nevojave, por mbi të gjitha komunikim i subjektivitetit, i kujtesës dhe i imagjinatës, i kulturës e komunikim qenësor. Në kushtet e zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale, sipas tij, gjuha është themeli më solid i ruajtjes së inteligjencës dhe imagjinatës njerëzore e natyrore. Ka treguar se e ka lexuar me shumë kërshëri programin e temave. E ka lavdëruar gjerësinë e panoramës së prezantimeve.
“Më lejoni po ashtu të shprehem, mbase disi jo si kryeministër, por si qytetar që joshet fort prej punës studiuese dhe specifike të çdonjërit shkencëtar të pranishëm këtu. Nga pozicioni i qytetarit, pra i cili ka lindur dhe jeton në gjuhën shqipe, që punon dhe mendon në këtë gjuhë, po përfitoj ta shfaq emocionin dhe joshjen time në një enumeracion, kuptohet, jo pa boshllëqe”, ka thënë ai. Ka vazhduar me elaborim të programit të sivjetmë që, sipas tij, shtrihet nga poetët, si shpallës të gjuhës, te dinamizimi i gjuhës nëpër treva, deri te studimi i shprehjeve dhe simbolikave, nga këngët e ritet deri te lëvizja e gjuhës në terminologjitë disiplinore.
“Më falni për krahasimin me biologjinë e së gjallës, nëse mund të themi ashtu, por në tërësinë e paneleve dhe ligjëratave të parashikuara gjuha jepet si një organizëm i gjallë që frymon në çdo cep e në çdo funksion e në çdo kohë, që pulson kudo. Sepse këtu përmenden treva dhe mosha, kohëra dhe ngjarje, personalitete dhe të dhëna poetike e prozatore të gjuhës, pra gjuha në gjalljen dhe në historinë e saj”, ka thënë ai. Studiuesve në zë, përfshirë akademikut Rexhep Ismajli – prej themeluesve të Seminarit – u ka treguar se një gjuhë e ka edhe ekologjinë e saj.
“Qoftë protoshqipja, toskërishtja e jugut, shqipja e vjetër gege apo shqipja standarde, të gjitha gjendjet i përbëjnë përmasat nga mund të nxirret pafundësisht fuqia e një gjuhe për të cilën nuk mund të jemi të vetëdijshëm”, ka thënë ai. Në këtë rast, një profesoreshë universitare në publik nuk është përmbajtur.
“Paska ardhur prapë të na tregojë se nga duhet të orientohen studimet”, ka thënë ajo. Kryeministri në detyrë e ka cituar linguistin zviceran Ferdinand de Saussure, duke thënë se “gjuha vazhdimisht ndryshon, por ti nuk mund ta ndryshosh”.

“Pra, nuk mund të ketë autor përparimi që e nënkupton ndryshimin. Pra, gjuha si organizëm që organizon. Kështu mbase mund të quhet së paku magjepsja ime”, ka thënë ai. Nuk është ndalur me kaq. Ka thënë se për të sentencat më totale mbi gjuhën, janë përvijuar në gjysmën e parë të shekullit XX, nga dy autorë gjermanofonë.
“Ludwig Witgenstein me shprehjen e tij që ‘kufijtë e gjuhës sime janë kufijtë e botës sime’; dhe Martin Heidegger kur shkroi që ‘qenia banon në gjuhë’. Si politikan, e di fare mirë se sa të rëndësishëm janë kufijtë për të dyja anët dhe se sa kujdes duhet pasur për hapësirën ku banojmë, jo vetëm në kohën që jetojmë”, ka thënë ai. Më pas ka dalë tek të bëmat e Qeverisë në të mirë të studimit të gjuhës shqipe, ka përmendur se Ministria e Arsimit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin dhe promovimin e gjuhës shqipe në Kosovë e në mërgatë.
“Kjo është arritur përmes: bursave vjetore për studentët e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në vlerë prej 1000 euro dhe mbështetjes së stafit akademik, si dhe bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë për përgatitjen e teksteve të unifikuara për nxënësit shqiptarë jashtë vendit”, ka thënë ai. Por nuk është marrë shumë me realitetin. Mbi 100 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit bursat që u janë dhënë atyre që i kanë regjistruar studimet në programet Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës. Por rezultati është ky: Në Gjuhë i vazhdojnë studimet rreth gjysma prej 54 të pranuarve në këtë program. Në Letërsi situata është edhe më keq. Prej 60 të regjistruarve, nja 6 i kanë vazhduar studimet. Më pas ka dalë te arkeologjia. Sipas Kurtit, Qeveria ka qasje serioze edhe në mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike.
I ka përmendur mbishkrimet e zbuluara në Ulpianë që vërtetojnë se qyteti i antikitetit të vonë Ulpiana Secunda ishte ndërtuar nga perandori Justinian dhe bashkëshortja e tij Teodora. Por zbulimi është bërë nga një bashkëpunim trepalësh i lidhur para se Kurti të jetë kryeministër e i financuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria e drejtuar prej tij e ka bërë vjet shpronësimin e një pjese të lokalitetit. Kryeministri në detyrë është zotuar për mbështetjen teknike, shkencore e financiare, duke i thelluar edhe bashkëpunimet ndërkombëtare, duke themeluar të tilla të reja, për ta zbuluar e mbrojtur historinë e Kosovës më tej.
Porositë për mysafirët
Krejt pak më i shkurtër se kryeministri Albin Kurti ka qenë në fjalën e tij rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu. Në mbi 10 minuta ka folur për Dardaninë e lashtë, Justinianin, kërcënimin e gjuhës nga Perandoria Osmane, Dhaskal Todrin, Skënderbeun, Nënë Terezën, vitet ’90, Rita Orën e Dua Lipën. Ka ngjarë me një ligjëratë për historinë e gjuhës përballë studiuesve të saj.
“Edhe Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që ka tejkaluar tashmë gjysmë shekulli ekzistimi, nuk mundi të organizohej secilin vit, ashtu siç ishte paraparë. Gjatë viteve ’90 kur regjimi i Millosheviqit aplikoi aparteidin në Kosovë, duke i larguar nxënësit e studentët nga objektet shkollore, seminari u ndërpre për disa vite, pastaj në vitet 1995 e 1996 u zhvendos në Tiranë, për t’u rikthyer në Prishtinë menjëherë pas çlirimit të Kosovës në 1999-n”, ka thënë rektori Hajrullahu. Sipas tij, sivjet, për herë të parë do të hidhet dritë edhe në studimet feministe shqiptare dhe do të trajtohet shqipja e përdorur nëpër rrjete sociale. Ka treguar se këtë gjuhë e ka pasur gjuhë amtare shenjtorja e njerëzimit dhe mbrojtësja globale e të varfërve, të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, Nëna Terezë. Sipas tij, shqip ka folur edhe heroi mesjetar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ua ka përkujtuar të pranishmëve se shqipja është edhe gjuha letrare dhe kombëtare e shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe këngëtareve të njohura, si Rita Ora, Dua Lipa e shumë të tjerëve. Ka pasur një porosi për të pranishmit.
“Duke shpresuar që nuk po kërkoj shumë, juve ju mbetet që ngjashëm sikurse Dhaskal Todri, që i solli arkat me shkronja për ta shkruar shqipen, ta bartni përvojën, përshtypjet dhe dashurinë tuaj për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare te vendet prej nga vini, në mënyrë që viteve të ardhshme t’i sillni në Prishtinë edhe miqtë tuaj”, ka thënë ai. Pavarësisht patetizmave të shpeshtë, në këtë aspekt s’ia ka dalë të jetë më i zoti sesa prezantuesja e ceremonisë hapëse Donika Elezkurtaj-Bërveniku, njëherësh njëra prej dy sekretareve profesionale të Seminarit.
Dritarja e studiuesve të huaj në kohën e izolimit të Shqipërisë
Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Abdullah Rexhepi, ka thënë se duke qenë të vetëdijshëm për idealet e larta të themeluesve të seminarit, sot vazhdojnë ta ndiejnë detyrimin që organizimi të jetë në përputhje me standardet më të larta akademike, si dhe kulturore.
“Gjatë këtyre dy javëve, krahas kurseve të gjuhës shqipe për pjesëmarrësit e ardhur nga vendet e ndryshme të botës, do të zhvillohen edhe 11 ligjërata nga albanologë të shquar vendorë dhe të jashtëm, 84 referime nga fusha të ndryshme të albanologjisë, si dhe 50 kumtesa shkencore në kuadër të temave bosht të këtij seminari”, ka thënë ai. Nga Shqipëria qenë dy folës: bashkëdrejtori i Seminarit, Shezai Rrokaj, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
“Një traditë e vyer akademike e cila prej viti 1974 e ka shndërruar Prishtinën në një qendër ndërkombëtare për ekspertizën dhe bashkëpunimin shkencor në fushën e albanologjisë. Historia e këtij seminari është në vetvete një rrëfim mbi qëndrueshmërinë e dijes përballë sfidave. Në vitet e izolimit të Shqipërisë ky seminar në Prishtinë ishte dritarja nga e cila studiues të huaj mund të njiheshin nga afër me gjuhën dhe kulturën tonë”, ka thënë midis të tjerash ambasadori Malaj. Tingujt e pianos nën lojën e Lule Elezit e kanë thyer monotoninë e ceremonisë hapëse, nëpërmjet të cilës i është hapur rrugë ngjarjes që deri me 29 gusht e bën Prishtinën qendër të studimeve albanologjike.