Real Madridi e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Liga duke e mposhtur Osasuna 1-0 në “Santiago Bernabeu”, duke e çuar në njëzet e një numrin e ndeshjeve pa humbje ndaj këtij rivali në kampionat.
“Los Blancos” e kanë nisur ndeshjen me presion të madh dhe dominim të plotë. Vetëm në tre minutat e parë ata kanë shkëmbyer pesëdhjetë e katër pasime, krahasuar me vetëm gjashtë të Osasuna.
Pas një pjese të parë me pak raste konkrete, goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur në minutën e pesëdhjetë. Juan Cruz ka shkaktuar penallti ndaj Kylian Mbappe, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë duke e dërguar portierin Herrera në krahun e kundërt.
Osasuna ka reaguar pas pësimit të golit dhe ka pasur një mundësi të artë me Abel Bretones për ta barazuar rezultatin, por Real ka vazhduar me kontrollin e lojës.
Në minutat e fundit, mysafirët kanë mbetur me një lojtar më pak, duke ua bërë edhe më të vështirë shpresat për një rezultat pozitiv, shkruan RTK.
Kështu, Real Madridi e fillon sezonin e ri me fitore të rëndësishme dhe e ruan traditën: për të shtatëmbëdhjetin vit radhazi nuk pëson humbje në ndeshjen hapëse të La Liga./Katror.info