Dita e sotme në vendin tonë do të karakterizohet me mot pjesërisht me diell, por me vranësira të herëpashershme, veçanërisht në zonat malore, ku parashihet mundësia edhe për riga lokale shiu.
Do të fryjë erë nga veriu me intensitet të lehtë dhe mesatar, 5 deri në 10 metra për sekondë.
Temperaturat do të shënojnë rënie krahasuar me ditët e kaluara, ku minimalet do të jenë nga 13 deri në 16 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius. /Katror.info