katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Pritje një orë në ‘Dheu i Bardhë’, fluksi në pikat kufitare i qëndrueshëm
    9 hours ago
    Sukseset e Kosovës në Kampionatin Evropian Universitar në Varshavë
    9 hours ago
    INSTAT: Në korrik mbi 1,82 milionë të huaj hynë në Shqipëri
    1 day ago
    Bujku nga Peja i përkushtuar ndaj tokës dhe blegtorisë
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Vajza e Vitit” nga Time: Shpikja e 13-vjeçares që po ndryshon jetë
    17 hours ago
    Lindja e shqiponjës së artë ngjall shpresë për natyrën në jug t’Skocisë
    16 hours ago
    Rritje rekord e makinave elektrike në Evropën Perëndimore
    17 hours ago
    Danimarka heq taksën për librat
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
    1 day ago
    41 thënie nga Paulo Coelho për dashurinë, jetën e miqësinë
    1 day ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
    1 day ago
    Bebe Rexha publikon këngën e re “Light That Leads Me” në bashkëpunim me DJ Netsky
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    1 day ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    2 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    1 week ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Strategji të suksesshme për rritjen e turizmit – inovacionet që po tërheqin vizitorët në Evropë
    2 days ago
    “Skyscanner”: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?
    4 days ago
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    6 days ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës

Last updated: 23/08/2025 12:39 PM
49 Shikime
Shpërndaje
Foto: Rolling Stone

Jimi Hendrix nuk është pajtuar kurrë me idenë se ishte kitaristi më i mirë i të gjitha kohërave. Kur në shfaqjen televizive The Dick Cavett Show më 7 korrik 1969, Cavett i thotë se konsiderohej kitaristi më i mirë në botë. Hendrix reagon: “Oh, jo, “atëherë le të themi në këtë dhomë.” Insiston Cavett, Hendrix i përgjigjet: “Le të themi se jam më i miri në këtë karrige ku jam i ulur.” Në pyetjen nëse dinte t’i lexonte notat muzikore, Hendrix përgjigjet: “Aspak.”

Hendrix ishte i njohur për përulësinë e tij dhe për minimizimin e arritjeve personale, pavarësisht ndikimit të jashtëzakonshëm që kishte. Përgjigja e tij sugjeron se gjykimi për talentin muzikor, veçanërisht për të luajturin në kitarë, është subjektiv dhe se muzikantë të ndryshëm shkëlqejnë në mënyra të ndryshme. Hendrix njihte dhe admironte talentin e kitaristëve të tjerë, duke mos u përqendruar vetëm te vetja. Në thelb, reagimi i tij ndaj pyetjes “Kush është kitaristi më i mirë?” pasqyronte karakterin e tij dhe vlerësimin për komunitetin e gjerë të kitarës.

Foto: Delectant

Por, pavarësisht përulësisë dhe modestisë së tij, ai ishte më i madhi në kitarë dhe, në këtë pikë, të gjithë kitaristët eminentë në gjysmëshekullin e kaluar pajtohen. Mund të fillojmë me Bob Dylan, një burrë që ka përdorur kitarën për të mbështetur disa nga poezitë më të mëdha amerikane të shkruara ndonjëherë. Më pas është Eric Clapton, tre herë anëtar i Rock and Roll Hall of Fame dhe tetëmbëdhjetë herë fitues i Çmimit Grammy. Është edhe Stevie Ray Vaughan, njeriu që u kujtoi të gjithëve se blues-i definitivisht nuk kishte vdekur as në vitet ’80 edhe Jeff Beck, i cili vazhdoi të na e kujtojë këtë fakt më tutje.

Mundesh me e lexu edhe…

Pastaj vjen David Gilmour nga Pink Floyd, që e preferon Jeff Beck; Jimmy Page që nuk kurseu kitarën për të shnëdruar bluesin në Hard Rock, Pete Townshend, energjiku që i binte kitarës si me mulli me erë nga grupi The Who; apo interpretuesi i shumë instrumenteve, gjithnjë i veshur bukur dhe me shumë stil, Prince. Kurt Cobain i mbajti gjërat thjesht elegante me Nirvana, Matt Bellamy i mbante gjërat elegancisht të komplikuara në skenë me Muse, dhe Kirk Hammett nga Metalika vazhdon të na kujtojë pse është një legjendë e gjallë e thrash metal-it. Robert Smith, John Mayer, John Frusciante, Tom Morello… mund të vazhdojmë pafundësisht.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këta janë vetëm një pjesë e vogël e muzikantëve më inovativë që kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës gjatë 50 viteve të fundit — dhe këta emra janë vetëm te kitaristëve. Por artistë të tillë si pianisti i xhazit Herbie Hancock, legjendat e hip-hop-it si Beastie Boys dhe, fjalë për fjalë, mijëra muzikantë të tjerë që nuk e kanë pasur kitarën në qendër të krijimtarisë së tyre, mund të përfshihen gjithashtu në këtë listë për një arsye shumë të thjeshtë: të gjithë përmendin Jimi Hendrix si një ndikim të madh në formimin e tyre si muzicient.

Foto: Daily Mail

Hendrix ishte me prejardhje afrikano-amerikane, si dhe nga indianët nativ në Amerikë të fisit Cherokee. Ai lindi më 27 nëntor 1942 në një familje të varfër në Seattle dhe u rrit nga një baba abuziv. Në Shkollën Fillore, gjatë mesit të viteve 1950, zakoni i Hendrix-it për të mbajtur një fshesë me vete për të imituar një kitarë tërhoqi vëmendjen e punonjëses sociale të shkollës. Pas më shumë se një viti, ajo shkroi një letër duke kërkuar fonde shkollore të destinuara për fëmijët në nevojë, duke këmbëngulur se lënia e tij pa kitarë mund të rezultonte në dëmtime psikologjike. Përpjekjet e saj dështuan, edhe babai i tij refuzoi t’i blinte një kitarë.

Më 1957 Hendrix gjeti një ukulele me vetëm një tel, ndërsa ndihmonte të atin të pastronte garazhin e një gruaje të moshuar. Ajo i tha se mund ta mbante ukulelen. (Ukulele, instrument me preardhje portugeze nga grupi i kitarave të lashta dhe është shumë i popullarizuar në Hawai).

Foto: iHeart

Hendrix kaloi ditë të tëra duke luajtur me instrumentin e sapo gjetur. Sipas librit të vëllait të tij, Leon, “Jimi Hendrix: A Brother’s Story” (Historia e një vëllai), Hendrix zbuloi se, duke rrotulluar kunjin në majë të instrumentit, mund të bënte që nota të bëhej më e lartë dhe më e fortë. Kështu, Hendrix mësoi të luante ukulele me vesh, duke zhvilluar shqisën dhe aftësinë e intonacionit deri në një nivel absolut. Duke mësuar me vesh, ai luante nota të vetme, duke ndjekur këngët e Elvis Presley-t, veçanërisht “Hound Dog”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Minotavros Books

Në moshën 15 vjeç, Hendrix bleu kitarën e tij të parë akustike, për 5 dollarë. Ai luajti për dit të tëra çdo ditë, duke duke mësuar nga kitaristë më me përvojë, dhe duke dëgjuar artistë blues si Muddy Waters, B.B. King, Howlin’ Wolf dhe Robert Johnson.

Menjëherë pasi bleu kitarën akustike, Hendrix formoi grupin e tij të parë, Velvetones. Pa një kitarë elektrike, mezi dëgjohej mbi tingujt e grupit. Pas rreth tre muajsh, ai e kuptoi se i duhej një kitarë elektrike. Në mesin e vitit 1959, babai i tij u dorëzua dhe i bleu një Supro Ozark të bardhë. Koncerti i parë i Hendrix ishte me një grup të paidentifikuar në Jaffe Room të Temple De Hirsch në Seattle, por e pushuan nga puna midis seteve.

Shfaqja u zhvillua në bodrumin e një sinagoge. Gjatë setit të parë, Hendrix kënaqej me stilin e tij të egër të të luajturit në kitarë. Kur dritat e vëmendjes ishin mbi të, ai nuk u ngurrua të tërhiqte sa më shumë vëmendje që ishte e mundur.

Foto: Rock’n’Roll Unravelled

Pas pushimit të setit, grupi u kthye në skenë, por Hendrix nuk ishte me ta. E dashura e tij, më në fund, e pa jashtë, në një rrugicë, gati për të qarë. Ajo sugjeroi që ndoshta ai mund ta ulte tonin e performancës së tij tërheqëse, por Hendrix refuzoi. Hendrix ishte modest dhe i përulur jashtë skenës, por në skenë ishte energjik dhe inovativ, dhe thjesht nuk pranonte të shndërrohej në diçka që nuk ishte.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai iu bashkua grupit Rocking Kings, të cilët luanin profesionalisht në vende të tilla si klubi Birdland. Kur kitara e tij u vodh pasi e la pas skenës gjatë natës, babai i tij tani më i bindur në talentin e tij i bleu një Silvertone Danelectro të kuqe. Hendrix në atë kohëu u burgos në dy raste të ndryshme për udhëtim me makina të vjedhura. Ai, atëherë adoleshent, kishte dy mundësi: ose të shkonte në burg, ose të regjistrohej në ushtri.

Rocking Kings

Në vitin 1961, Hendrix u regjistrua dhe u vendos në Kentucky. Në bazë kishte muzikantë të tjerë, dhe ata krijuan një grup. Hendrix, i etur për të filluar karrierën e tij muzikore, e dinte se duhej të gjente një rrugëdalje nga ushtria, kështu që dyshohet se shpiku një histori për t’u liruar nga shërbimi.

Arsyeja zyrtare pse Hendrix mori një lirim me nder ishte se theu kyçin e këmbës gjatë një kërcimi me parashutë. Megjithatë, sipas librit të Charles R. Cross, “Dhoma plot pasqyra”, Hendrix i gënjeu psikiatrin e bazës dhe tha se ishte i dashuruar me një nga shokët e tij të ushtrisë. Mjeku rekomandoi që Hendrix të lirohej nga shërbimi për “prirje homoseksuale”.

Në mesin e viteve 1960, Hendrix punonte shpesh si muzikant studioje. Ai luante kitarë për Little Richard në versionin popullor të legjendës së rokut, këngën “Whole Lotta Shakin’ Goin’ On” të Jerry Lewis, dhe gjithashtu luajti disa koncerte live me Richardin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Imazhi i Little Richard-it varej nga veshja me rroba të shndritshme dhe stilimi i flokëve të tij në formën e madhe pompadour. Vokalisti donte që vëmendja të ishte mbi të – dhe vetëm mbi të – kur performonte. Por nuk ishte stili i Jimi-t thjesht të luante kitarën, të vishte uniforma dhe të performonte hapa vallëzimi të grupit mbështetës.

Një përplasje midis dy personaliteteve më të mëdha ishte e pashmangshme. Little Richard mbajti një takim me të dhe një muzikant tjetër për të diskutuar veshjet dhe modelet e tyre të flokëve. Kjo nuk ishte hera e vetme që Little Richard ndjeu se duhej ta mbante punonjësin e tij larg vëmendjes. Siç zbuloi Richard në një intervistë për VH1 Legends: “Në skenë, ai në fakt merrte gjithë vëmendjen. Njerëzit bërtisnin, dhe unë mendoja se po bërtisnin për mua. Por kur shiqova më mir, ata po bërtisnin për Jimin, Ai luante kitarë me dhëmbë”.

Foto: Britannica

Hendrix në këtë periudhë performoi si muzikant mbështetës edhe për muzikantë të ndryshëm të soul, R&B dhe blues, përfshirë Wilson Pickett, Slim Harpo, Sam Cooke, Ike & Tina Turner dhe Jackie Wilson.

Në vitin 1966, Hendrix po përpiqej të siguronte jetesën duke luajtur R&B, ndaj u ribashkua për një periudhë të shkurtër me grupin The Squires, për një angazhim në një nga lokalet më të njohura të natës në New York, Cheetah Club. Gjatë një shfaqjeje, Linda Keith, e dashura e kitaristit të Rolling Stones, Keith Richards, e vuri re Hendrixin dhe u magjeps nga interpretimi i tij. Keith ia rekomandoi atë menaxherit të Rolling Stones, Andrew Loog Oldham, dhe producentit Seymour Stein. Megjithatë, ata nuk e panë potencialin e tij muzikor dhe e refuzuan.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Harlem World Magazine

Më pas, Keith e prezantoi Hendrix-in te Chas Chandler, basisti i grupit The Animals, i cili po largohej nga grupi dhe ishte i interesuar të menaxhonte artistë. Chandler e pa Hendrix të performonte në Café Wha?, një klub nate në Greenwich Village, New York. Atij i pëlqeu veçanërisht kënga “Hey Joe” e Billy Roberts dhe ishte i bindur se mund ta kthente në një hit me artistin e duhur. I impresionuar nga interpretimi i Hendrix, më 24 shtator 1966 Chandler e solli atë në Londër dhe nënshkroi një kontratë menaxhimi me bashkpunim me ish-menaxherin e The Animals, Michael Jeffery.

Atë mbrëmje, Hendrix dha një performancë solo të improvizuar në The Scotch of St. James, një klub muzikor, i cili tani zë një vend të veçantë në historinë e muzikës, si vendi ku filloi karriera e tij në Mbretërinë e Bashkuar, dhe filloi një lidhje me Kathy Etchingham, një shkrimtare angleze e njohur në skenën muzikore të Londrës së viteve 1960. Kjo lidhje zgjati dy vjet e gjysmë. Sipas faqes së saj personale në internet, Etchingham ishte frymëzimi për shumë nga kompozimet e Hendrix, përfshirë “The Wind Cries Mary” (shkruar pas një debati mes tyre), “Foxy Lady” si dhe figurën e “Katherina”-s në “1983… (A Merman I Should Turn to Be)” dhe në “Send My Love to Linda” (teksti origjinal i së cilës ishte “Send My Love to Kathy”, por u ndryshua me kërkesë të saj, pasi që nuk donte ti përmendet emri origjinal.

Menaxheri Chandler menjëherë filloi të rekrutonte anëtarë për një grup të krijuar për të nxjerrë në pah talentet e tij. Hendrix u takua me kitaristin Noel Redding në një audicion për The New Animals, ku njohuritë e Reddingut për progresionet e blues-it i lanë përshtypje Hendrixit. Redding pranoi të merrte rolin e basistit. Bateristi Mitch Mitchell, i cili ishte përjashtuar së fundmi nga grupet Georgie Fame and the Blue Flames, mori pjesë në një provë me Reddingun dhe Hendrixin, ku gjetën terren të përbashkët në interesin e tyre për ritmin dhe bluesin. Chandler gjithashtu e bindi Hendrixin të ndryshonte drejtshkrimin e emrit të tij të parë nga “Jimmy” në “Jimi,” më ekzotik. Kështu u themelua The Jimi Hendrix Experience, një nga grupet me të cilat identifikohen një mori disiplinash në muzikë në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970.

Foto: Click Americana

Duke i përshtatur me shpejtësi modat aktuale muzikore në Londrën e fund vitit 1966 nevojave të tij, Hendrix arriti jo vetëm të barazohej me artistë si The Who, në lojën e tyre të lartë me volum të madh dhe me kitarë të fuqishme, por edhe t’i tejkalonte ata me atë që shpejt u bë shfaqja më e kërkuar në qytet. Nuk kishte muzikant britanik që nuk dëshironte ta shihte atë duke performuar, duke e konsideruar si një fenomen të kitarës. The Jimi Hendrix Experience, performuan në klubin Bag O’Nails në Londër, me Clapton, John Lennon, Paul McCartney, Jeff Beck, Pete Townshend, Brian Jones, Mick Jagger dhe Kevin Ayers të pranishëm në audience. Ayers e përshkroi reagimin e tyre si një mosbesim të habitur: “Të gjithë yjet ishin atje dhe dëgjova komente serioze, e dini, ‘Jezus’, ‘mallkuar’, ‘e pamundur’, duke mos besuar se çfarë po shohin dhe dëgjojnë.”, tha Ayers.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Visit Clarksville

Jimi Hendrix Experience pati këngën e parë që hyri në Top Ten, “Hey Joe”. Dy hite të tjera, “Purple Haze” dhe “The Wind Cries Mary”, pare se albumi i tyre i parë, “Are You Experienced?”, të publikohej në verën e vitit 1967. Albumi pati sukses të menjëhershëm si nga kritika, ashtu edhe nga ana komerciale, dhe sot konsiderohet gjerësisht si një nga albumet më të mëdha të të gjitha kohërave. Me këngët si “Foxy Lady”, “Red House”, “Are You Experienced”, “Puple Haze”, albumi shpalos qasjen inovative të Jimi Hendrix ndaj shkrimit të këngëve dhe interpretimit në kitarë elektrike, e cila ndikoi fuqishëm në krijimin e një drejtimi të ri në muzikën psikedelike dhe rock në tërësi.

Albumi asokohe ishte i dyti për nga ndikimi, pas “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” të Beatles. Jimi Hendrix, i cili tashmë ishte një fans i madh i Beatles, bleu albumin e tyre “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” ditën e publikimit dhe, dy ditë më vonë, duke e mësuar vetëm nga dëgjimi i pllakës, performoi një version të guximshëm të këngës titullare në Teatrin Saville. Ai nuk e dinte atëherë se disa nga Beatles ishin në audiencë. Paul McCartney tha më vonë se ndihej i nderuar nga homazhi, duke thënë: “Thjesht i pabesueshëm, ndoshta më i miri që kam parë ndonjëherë të luajë një këngë tonën”. 

Albumi i dytë “Axis: Bold as Love” u publikua për herë të parë nga Track Records në Mbretërinë e Bashkuar më 1 dhjetor 1967 vetëm 7 muaj pas albumit debutues të tyre. Ai shfaq disa stile muzikore dhe kritikët e panë si një demonstrim të rritjes së Jimi Hendrix si kompozitor. Përmban “Spanish Castle Magic” dhe “Little Wing”, dy kompozime të Hendrix që mbështeten në rrënjët e tij si interpretues me grupe Rhythm and Blues, dhe që mbetën pjesë e repertorit të tij “live” gjatë gjithë karrierës. Kopertina e albumit shkaktoi polemika për përdorimin e ikonografisë fetare hindu. Ajo u krijua pa miratimin e Hendrix, i cili shprehu publikisht pakënaqësinë e tij.

Ashtu si paraardhësi i tij, “Axis: Bold as Love” ishte një sukses kritik dhe komercial, duke u certifikuar me platin në SHBA nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA) dhe me argjend në Mbretërinë e Bashkuar nga Industria Fonografike Britanike (BPI). Në vitin 2000, u rendit në vendin e 147-të në listën e Colin Larkin për 1000 albumet më të mira të të gjitha kohërave. Në listën e vitit 2020 të Rolling Stone për “500 albumet më të mëdha të të gjitha kohërave”, zuri vendin e 92-të.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hendrix ishte tashmë një interpretues i egër dhe origjinal në performacat e tij përpara se të vinte flaka në kitarë, ai njihej për të luajtur kitarë me dhëmbë dhe pas shpine. Por, pavarësisht sjelljeve të tij në skenë, ai ende ndiente nevojën të dallohej nga grupet e tjera, që morën pjesë në një turne të përbashkët evropian të vitit 1967.

Duke ndjekur rrugën e Pete Townshend, Hendrix ndonjëherë e thyente kitarën e tij në skenë, por as kjo nuk i mjaftonte. Para shfaqjes së parë të turneut evropian të Jimi Hendrix Experience në Finsbury Park Astoria në Londër, një gazetar shkroi se do të ishte “cool” ta merrnin këngën “Fire” (flaka) fjalë për fjalë.

Ideja dukej e mirë për Hendrix dhe menaxherin Chas Chandler. Ata dërguan një person për lëngje më të lehta zjarri. Kur grupi përfundoi setin e tyre të parë me “Fire”, Hendrix e vendosi kitarën e tij në dysheme, ndërsa pjesa tjetër e grupit vazhdoi të luante. Hendrix u gjunjëzua, ndezi një shkrepëse dhe i vuri flakën Fender Stratocaster-it të tij të vitit 1965. Flaka u rrit, duke djegur edhe dorën e Hendrix-it. Megjithatë, shfaqja duhej të vazhdonte, dhe Hendrix, profesionist siç ishte, e përfundoi koncertin (me një kitarë tjetër). Djegiet e tij u trajtuan më vonë në një spital.

Me rekomandimin e Paul McCartney-t, Hendrix u dërgua me aeroplan në Kaliforni për një paraqitje mahnitëse në Festivalin e Muzikës Pop të Monterey-t, gjë që e bëri atë një sensacion në atdheun e tij më pak se një vit pas largimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Woodstock njihet më gjerësisht, por Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Pop në Monterey në vitin 1967 është po aq i rëndësishëm për historinë e rokut. Eventi tre-ditor me muzikë live i prezantoi audiencës amerikane përvojën e Jimi Hendrix-it (së bashku me The Who, Janis Joplin dhe Otis Redding). Edhe pse Hendrix-i e kishte vënë flakën kitarës së tij në një koncert të mëparshëm, ishte flaka legjendare e Fender Stratocaster-it në Monterey që e bëri Hendrix-in legjendar të rokut.

Fotografi Ed Caraeff ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme kur ndoqi Monterey-n. Adoleshenti rastësisht kapi atë që tani konsiderohet si një nga imazhet më ikonike të rokut: Hendrix duke vënë flakën kitarës së tij ndërsa luante këngën “Wild Thing”.

Duke u zhvendosur përsëri në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968, grupi realizoi albumin fenomenal të dyfishtë ‘Electric Ladyland’.”. Electric Ladyland është albumi i tretë dhe i fundit i The Jimi Hendrix Experience, i publikuar në tetor 1968, ishte i vetmi album nga Experience që prodhimi i të cilit i atribuohet vetëm Hendrix-it. Publikimi më i suksesshëm komercial i grupit dhe albumi i vetëm që arriti numrin një.

Deri në mesin e nëntorit, ai kishte arritur numrin 1 në listën Billboard Top LPs, duke qëndruar dy javë atje. Electric Ladyland përfshin një version të këngës “All Along the Watchtower” të Bob Dylan, e cila u bë kënga më e shitur e Jimi Hendrix Experience. Edhe pse albumi hutoi kritikët me këngët si “Woodoo child”,  “Gypsy Eyes” etje, në momentin e publikimit, që atëherë është konsideruar si një nga veprat më të mira të Hendrixit, duke u shfaqur në lista të ndryshme të “albumeve më të mira”. Përfshirë këtu listën e Q të vitit 2003 me 100 albumet më të mëdha dhe botimet e ndryshme të listës së Rolling Stone për “500 Albume më të Mëdha të të Gjitha Kohërave”, ku u rendit i 53-ti në versionin e vitit 2020.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në verën e vitit 1969, Jimi Hendrix ishte një nga yjet më të mëdhenj të rokut në botë, madje duke qenë edhe kryesues në Woodstock. Fillimisht, ai duhej të performonte i fundit, duke mbyllur festivalin të dielën në mbrëmje. Por, për shkak të motit të keq, u ngjit në skenë në orën 9 të mëngjesit të hënës.

Festivali, i mbushur me pothuajse gjysmë milioni pjesëmarrës në kulmin e tij, ishte përgjysmuar kur Hendrix luajti notën e tij të parë me grupin e ri Gypsy Sun and Rainbows. Një nga momentet më të famshme në historinë e rokut ndodhi në atë skenë: interpretimi solo me kitarë elektrike i Hendrix-it i himnit amerikan, “The Star-Spangled Banner”.

Versioni i tij ishte i mbushur me shtrembërime dhe reagime të forta. Zgjati gati katër minuta dhe ndodhi në mes të një përzierjeje që përfshinte këngët “Voodoo Child” dhe “Purple Haze”. Interpretimi jokonvencional i himnit kombëtar shkaktoi protesta në të gjithë vendin, me disa patriotë të ofenduar që e quajtën Hendrix-in jo-amerikan.

Por Hendrix nuk mendonte se interpretimi i tij duhej të konsiderohej jo ortodoks. Më vonë, në shfaqjen The Dick Cavett ai tha; “Kjo nuk është e pazakontë. Mendova se ishte e bukur.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nuk ishte hera e parë që Hendrix luajti himnin kombëtar live gjatë një prej shfaqjeve të tij. Në fakt, ekzistojnë 50 regjistrime live të kitaristit duke luajtur himnin. Woodstock shënoi herën e 28-të.

James Marshall Hendrix vdiq më 18 shtator 1970, në moshën vetëm 27 vjeç,  nga asfiksia, ngulfatje nga të vjellat e tij. E dashura e tij e atëhershme, Monika Dannemann, më vonë zbuloi se Hendrix kishte marrë nëntë nga tabletat e saj të gjumit, Vesparax, të përshkruara, 18 herë më shumë se doza e rekomanduar. Trupi i tij u balsamua dhe u dërgua në Seattle më 29 shtator. Ai u varros në Varrezat Greenwood në Renton, pranë varrit të nënës së tij.

Foto: AARP

Edhe Hendrix shpesh përmendet si një shembull i një numri të supozuar jo proporcional të muzikantëve që vdiqën në moshën 27 vjeç, përfshirë Brian Jones, Alan Wilson, Jim Morrison dhe Janis Joplin në të njëjtën epokë, një fenomen i njohur si “Klubi i 27-të”.

Ky ishte fundi i një karriere aktive si artist solo dhe drejtues grupi muzikor, e cila kishte zgjatur vetëm tre vjet. Ky afat kohor tepër i shkurtër e bën edhe më spektakolare arritjet dhe trashëgiminë e tij muzikore, veçanërisht në lidhje me kitarën rock.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sigurisht, kishte kitaristë të tjerë në vitet ’60 që e pëlqenin performimin në kitarë me zë të lartë, por asnjëri prej tyre nuk kishte përqafuar vërtet potencialin e amplifikatorëve të mbingarkuar, dhe praktikisht çdo grup tjetër në atë kohë bëri çmos për të shmangur reagimet. Por Hendrix, i sapoardhur në Angli në vitin 1966, kishte vënë re një numër kitaristësh që përdornin pajisje Marshall, dhe zgjodhi një përzgjedhje amplifikatorësh dhe altoparlantësh nga ky prodhues vendas britanik. Vendosja e të gjitha kontrolleve në maksimum (i njohur famëkeq si “konfigurimi Hendrix”) siguroi tonin karakteristik që, sipas fjalëve të vetë Jim Marshall, (themeluesi i companis Marshall) e bëri Jimi-n “ambasadorin më të madh” që kompania e tij kishte pasur ndonjëherë.

Pedali Roger Mayer’s Octavia së bashku me Dallas Arbiter Fuzz Face ishin dy elementë të rregullt të skenës dhe studios së Hendrix. Edhe efekti krejt i ri Vox Cry-Baby Wah-Wah (i shpikur vetëm në vitin 1966) u bë efekti dallues i Jimit, duke ofruar atë hyrje legjendare në “Voodoo Child” Muzikologët e kanë përshkruar teknikën e tij të akordeve si ‘stil pianoje’, ku gishti i madh përdorej për të mbuluar telin e 6-të dhe për të mbështetur rrënjët e akordeve, duke i lënë gishtat e tjerë të lirë për të mbuluar si harmoninë ashtu edhe pjesët kryesore.

Foto; Guitar Noise

Por është virtuoziteti dhe bashkimi progresiv i zhanreve në solo-interpretimin e tij që vërtet mahniti botën dhe vazhdon të frymëzojë muzikantët deri më sot. Bërthama e fortë e Blues-it në stilin e tij ishte e përzier me ndikime të Rock’n’Roll-it, R&B-së, Xhazit, Soul-it, folkut amerikan dhe rokut britanik, duke shtyrë kufijtë e rokut psikedelik që askush nuk i kishte prekur. Miku i tij i hershëm, Eric Clapton, e dëshmoi për herë të parë këtë kur e lejoi Jimi-n të dilte në skenë për një këngë në një koncert të grupit të tij Cream në Londër në vitin 1966, duke kujtuar më pas.

“Ai luajti pothuajse çdo stil që mund të mendoje, unë e pashë dhe jeta ime nuk ishte më kurrë e njëjtë”. Jeff Beck përshkroi ndjenjën e tij kur e pa për herë të parë: “Kur e pashë Jimin, e dinim se do të na sillte telashe. Dhe me “ne” dua të them unë dhe Eric [Clapton]. E pashë në një nga paraqitjet e tij më të hershme në Britani dhe ishte mjaft shkatërruese. Ai i bëri të gjitha truket e pista – i vuri flakën kitarës së tij, bëri lëvizje të shpejta lart e poshtë qafës së kitarës, gjithë atë shfaqje të madhe për t’i vënë gozhdën e fundit arkivolit tonë. Kisha të njëjtin temperament si Hendrix, por ai gjithçka kishte paketuar aq mirë me këngë aq të bukura.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Matt Bellamy, kitaristi i grupit Muse, ka thënë se: “Ajo që më ndryshoi jetën ishte liria, shprehja që Hendrix solli në performancë. Kishte një ndjenjë rreziku të egër dhe të pamatur.” Robert Smith pajtohet, duke thënë se: “Hendrix ishte personi i parë që kisha hasur që dukej plotësisht i lirë, dhe kur je nëntë ose dhjetë vjeç, jeta jote dominohet tërësisht nga të rriturit. Pra, ai përfaqësonte çdo gjë që unë doja të isha.”

Titanë të tjerë të botës së kitarës janë thelluar më drejtpërdrejt në aspektet teknike të lirisë muzikore të Hendrix, me Kirk Hammett nga Metallica që vëren: “Kur ai luante një këngë dhe donte tinguj pulëbardhe në të, ai do t’i krijonte ato tinguj. Nëse donte që kitara e tij të tingëllonte sikur ishte nën ujë, ai mund ta bënte këtë.”

John Frusciante nga Red Hot Chilli Peprs ka marrë një pikëpamje më holistike, duke deklaruar se: “Hendrix po nxjerr në pah aspekte të tingullit që nuk i dinim se ishin aty.” Pete Townshend ofron ndoshta analizën instrumentale perfekte: “Ai arriti të ndërtonte këtë urë midis kitarës së vërtetë blues… dhe tingujve modernë… Ai i bashkoi të dyja në mënyrë brilante.”  Dhe kitaristi suedez Yngwie Malmsteen e përmbyllë: “Hendrix krijoi interpretimin modern elektrik. Ai ishte i pari. Ai e filloi gjithçka. Pjesa tjetër është histori.”

Për Hendrix-in, drama e fuqishme e grupit të tij hard rock ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj që ai aspironte: ai donte të kompozonte muzikë më komplekse për ansamble më të mëdha. Jimi Hendrix do të mbahet mend si virtuoz i kitarës elektrike, ashtu si Niccolò Paganini i violinës ose si Frédéric Chopin i pianos. Të tre ishin karizmatikë, patën sukses ndërkombëtar dhe e donin muzikën klasike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një intervistë të vitit 1967, që gjendet në librin e vitit 2013 “Starting at Zero: His Own Story”, Hendrix tha: “Më pëlqejnë Strauss dhe Wagner, ata janë të mirë dhe mendoj se do të formojnë sfondin e muzikës sime.” Ai gjithashtu rrëfeu: “Do të doja të bëja një pushim gjashtëmujor dhe të shkoja në një shkollë muzike. Dua të mësoj të lexoj muzikë, të jem një student shembullor.”

Ishte interesante që një legjendë autodidakte të kitarës të dëshirojë të kishte trajnim formal klasik. Megjithatë, në karrierën e tij shumë të shkurtër, arriti të kombinonte dhe zgjeronte transcendencën improvizuese të lartë të saksafonistit John Coltrane, por në kitarë, virtuozitetin ritmik të James Brown, intimitetin blues të John Lee Hooker, estetikën lirike të Bob Dylan, agresionin e zhveshur në skenë të The Who dhe fantazitë halucinuese në studio të Beatles.

Puna e Hendrix-it ofron një burim të vazhdueshëm frymëzimi për brezat e mëvonshëm të muzikantëve, për të cilët ai mbetet një gur themeli për ndershmërinë emocionale, inovacionin teknologjik dhe një vizion gjithëpërfshirës të vëllazërisë kulturore dhe shoqërore. The Jimi Hendrix Experience u fut në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1992.

Foto: Why We Seek

Revista Guitar Player, në vitin 2012, pra 42 vjet pas vdekjes së Hendrixit, shkruan: “Ai ndryshoi gjithçka. Atij i detyrohemi për ripërtëritjen monumentale të kulturës së kitarës, ‘standardeve të tonit’, teknikës, pajisjeve, përpunimit të sinjalit, interpretimit të ritmit, solo-interpretimit, pranisë në skenë, zërave të akordeve, karizmës, modës dhe kompozimit… Ai është heroi numër një i kitarës.”/Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tastieret në rock, nga prapaskena në qendër të skenës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
TAGGED:historiJimi HendrixKitaremuzikapeopleRocking KingsThe Jimi Hendrix ExperienceThe SquirestopTophomeukulejaVelvetones

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 41 thënie nga Paulo Coelho për dashurinë, jetën e miqësinë
Artikulli i ardhshëm Përpjekjet për të dekarbonizuar transportin rrugor në Evropën Perëndimore kanë hyrë në një fazë të re, me të dhëna të reja që tregojnë një rekord të ri të regjistrimeve të automjeteve elektrike midis prillit dhe qershorit. Rritje rekord e makinave elektrike në Evropën Perëndimore

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

41 thënie nga Paulo Coelho për dashurinë, jetën e miqësinë

19 Shikime
Lajme të miraPeople

“Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë

30 Shikime
People

Bebe Rexha publikon këngën e re “Light That Leads Me” në bashkëpunim me DJ Netsky

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?