Shkollarët e Lumbardhit të Deçanit, këtë vit shkollor e nisën në objekt të ri. Janë rreth 200 nxënës që nisën rrugëtimin e dijes në shkollën e re, ndërkohë që gjatë katërvjeçarit që po e lëmë pas, në komunën e Deçanit në infrastrukturën shkollore, përfshirë këtu edhe çerdhet, janë investuar rreth 6 milionë euro.
Fillimin e vitit të ri shkollor rreth rreth 200 nxënës të shkollës fillore e mesme e ulët “Lan Selimi” Në Lumbardh, e nisën në objektin e ri të shkollës. Për t’i uruar nga afër, pos krerëve të pushtetit lokal, nuk mungoi as e para e digasterit të arsimit. Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, uroi mbarësi për nxënësit dhe mësimdhënësit drejtë rrugëtimit të edukimit dhe dijes.
“Në ditët si kjo kur fillon një vit i ri shkollor jemi të gjithë bashkë duke uruar më të mirën për fëmijët tanë, duke iu dëshiruar në radhë të parë shëndet e pastaj suksese në rrugëtimin e tyre në edukim dhe arsimim. Po ashtu uroj mësimdhënësit për punën e palodhur që e bëjnë çdo ditë me nxënësit, me fëmijët dhe ashtu siç u përmend e që është e ditur tani me prindërit për bashkëpunimin e tyre të çmuar me mësimdhënësit”, tha Nagavci.
“Më lejoni që në emër timin, në emër të gjithë qytetarëve të Deçanit të falënderoj ministren, kabinetin e saj që sot na kanë nderuar që janë në Deçan edhe ku e fillojmë këtë vit shkollor me një diçka që është tepër madhështore për krejt neve, përurimin e kësaj shkolle”, tha Bashkim Ramosaj, kryetari Deçanit, shkruan RTK.
Të dashur nxënës, këtu do mësoni, do rriteni, do ëndërroni. Kjo shkollë është ndërtuar për ju dhe të ardhmen tuaj”, tha Burim Lekaj, drejtor i SHFMU “Lan Selimi” Lumbardh.
Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit vunë në pah se vlera e këtij projekti ka koston e mbi 950 mijë euro, ndërkohë që vetëm gjatë katërvjeçarit që po e lëmë pas, në komunën e Deçanit në infrastrukturën shkollore përfshirë këtu edhe çerdhet janë investuar rreth 6 milion euro./Katror.info