Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” nga Ferizaji, në regji të Sulejman Rushitit, hapi mbrëmë edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.
Ky edicion, që do të zgjasë nga 1 deri më 7 shtator, sjell në konkurrencë 6 pjesë teatrale, ndërsa një shfaqje do të jetë jashtë konkurrencës. Përveç shfaqjeve, gjatë festivalit do të organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore.
Sonte në skenë do të ngjitet shfaqja “Bëje ose vdis” e Teatrit “Hadi Shehu” nga Gjakova./Katror.info