Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon njërën nga sfidat më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Dardanët” përballen me Zvicrën në Bazel.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Franco Foda mbrëmë kreu seancën e fundit stërvitore para përballjes së madhe. Në konferencën për media, Foda u shpreh optimist për një rezultat pozitiv:
“Është e qartë se në ndeshjet e fundit kemi pasur paraqitje të mira, por duhet ta kemi parasysh se përballë kemi Zvicrën. Në ndeshjen e nesërme do të kemi një qasje tjetër. Synojmë të marrim rezultat pozitiv,” deklaroi ai, shkruan RTK.
Optimist për fitore u shpreh edhe sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili theksoi se ekipi do të japë maksimumin për t’u kthyer me pikë nga Bazeli.
Ndeshja Zvicër – Kosovë fillon në orën 20:45./Katror.info