Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen të jenë më të theksuara në zonat me reliev malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale parashihen të jenë ndërmjet 24 dhe 28°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.