Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke vlerësuar kontributin saj përmes FINNIDA-s, si dhe mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.
“Ai theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si ndër demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe si vend i përafruar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashktimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se duke e falënderuar për mbështetjen e Finlandës në shtetndërtim dhe forcim të institucioneve demokratike, Kurti ka shprehur përkushtimin në thellimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, inovacionit dhe teknologjisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë./Katror.info