Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave, për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim janë:
- 17 shtator 2025 – për vëzhguesit e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje.
- 27 shtator 2025 – për vëzhguesit e OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja.
- 7 tetor 2025 – për përfaqësuesit e mediave vendore dhe ndërkombëtare.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë kërkesat online përmes platformës së KQZ-së. Më shumë informacion dhe formularët e aplikimit gjenden këtu.
KQZ u bën thirrje qytetarëve, mediave dhe organizatave që të respektojnë afatet për të garantuar pjesëmarrjen në procesin e monitorimit të zgjedhjeve./Katror.info