Filharmonia e Kosovës do të hapë sezonin 2025/2026 me një koncert solemn, të organizuar në shenjë të 25-vjetorit të themelimit.
Koncerti do të mbahet të premten, më 26 shtator 2025, prej orës 19:30 në Atelien e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, raporton Katror.info.
Orkestra dhe Kori i Filharmonisë, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, do të sjellin një program me dy vepra nga kompozitori kosovar Mendi Mengjiqi: “Symphonic Pain” dhe oratoriumi “Homagium Matri Teresiae”.
Koncerti do të dirigjohet nga polaku Wojciech Czepiel, me një kast solistësh të jashtëzakonshëm nga Kosova dhe Polonia: Adelina Paloja, soprano | Ewa Menaszek, mezzosoprano | Piotr Kalina, tenor | Grzegorz Szostak, bas. Dyert hapen në orën 18:45. Biletën mund ta rezervoni në këtë link./Katror.info