Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur dje në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, për të diskutuar rreth zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë takimit, Rizvanolli dhe ambasadori Iwama diskutuan gjithashtu për organizimin e një forumi biznesor që do të mbahet në nëntor në Prishtinë. Ky forum pritet të sjellë në Kosovë kompani japoneze të interesuara për investime dhe bashkëpunim ekonomik me ndërmarrjet vendore.
“Kënaqësi të pres në takim Ambasadorin e Japonisë Kiminori Iwama për të diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbi forumin biznesor që në nëntor do të sjellë në Kosovë kompani japoneze të interesuara për investime dhe bashkëpunim ekonomik”, ka shkruar Rizvanolli.
Ky iniciativë pritet të forcojë lidhjet ekonomike mes Kosovës dhe Japonisë dhe të krijojë mundësi të reja për bizneset vendore./Katror.info