Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, z. Veton Dula, drejtori i Njësisë së TI-së, z. Bashkim Perquku, dhe zyrtari i TI-së, z. Burim Hoxha, realizoi një vizitë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Turqisë, me seli në Ankara, më 1-3 tetor 2025.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy gjykatave homologe në çështjet e ndryshme administrativo-teknike, me fokus të veçantë në: regjistrimin dhe administrimin e kërkesave/lëndëve, përdorimin e teknologjisë informative dhe të inteligjencës artificiale në sistemet e brendshme për menaxhimin e lëndëve, praktikat e avancuara protokollare për menaxhimin e aktiviteteve ndërkombëtare dhe komunikimin institucional, si dhe menaxhimin e komunikimit me mediat dhe publikun.
Vizita u realizua me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë./Katror.info