Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përmbyllur Kursin e Liderit Luftarak (KLL), një program i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit fituan aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke zhvilluar kompetenca në vendimmarrje, komunikim, menaxhim të burimeve dhe drejtimin e operacioneve në terren.
Ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve dhe përgatitjen e tyre për përgjegjësi më të larta brenda FSK-së, duke forcuar kapacitetet operacionale të forcës./Katror.info.