katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë
    49 minutes ago
    Kosova me njësitë speciale arrin në finalen e “King Challenge” në Jordani
    1 hour ago
    Osmani pret komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş
    2 hours ago
    Çfarë nënkuptojnë kontrollet e reja biometrike kufitare të BE-së për qytetarët jo-anëtarë?
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova me rezultate pozitive në studimin ndërkombëtar TALIS 2024
    2 hours ago
    Në mbështetje të grave, ATRC ofron ndihmë juridike falas për të drejtat e pronës
    1 hour ago
    198 biznese përfitojnë 8.9 milionë euro nga MINT përmes skemave të KIESA-s
    2 hours ago
    Inteligjenca artificiale – shans për rizbulimin e bibliotekave
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes
    1 hour ago
    Filharmonia feston 255-vjetorin e Beethoven-it me koncert të pasur artistik
    4 hours ago
    “We Are The Champions” – Himni i triumfit që s’plaket kurrë
    1 day ago
    Grupi legjendar NR rikthehet në skenë pas shumë vitesh
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 days ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    5 days ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    1 week ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 day ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 days ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    4 days ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia kthen erën në muzikë: harpat e erës që prodhojnë energji dhe art njëkohësisht
    1 hour ago
    Vendi më i mirë në botë për t’u pensionuar në vitin 2025
    1 day ago
    Parkimet e gjelbra në Japoni, si po kthehen hapësirat e makinave në kopshte lundruese!
    2 days ago
    “Journée Mondiale”: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Inteligjenca artificiale – shans për rizbulimin e bibliotekave
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Inteligjenca artificiale – shans për rizbulimin e bibliotekave

Last updated: 08/10/2025 8:29 AM
9 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

Me dy sesione ka nisur dita e dytë e “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, teksa në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës janë prezantuar punët e hulumtuesve për çështjet e bibliotekonomisë që kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, digjitalizimin dhe inkorporimin e inteligjencës artificiale në sistemet bibliotekare. IA-ja është një shans për rizbulimin e thesareve të bibliotekave që po jetojnë në një epokë të re, në të cilën hapjen ndaj publikut e kanë domosdoshmëri

Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e autorit kanë qenë kryefjalë e ditës së dytë të “Javës së Bibliotekës në Kosovë” dhe çështje si këto i përgjigjen edicionit të 22-të, që sivjet vjen në temën “Biblioteka mes traditës dhe inovacionit”. Të martën kanë nisur të trajtohen tema të veçanta në disa sesione, ku njohës e përfaqësues të bibliotekave kombëtare nga Kosova, Shqipëria e rajoni më gjerë, kanë prezantuar hulumtimet e tyre para një publiku të përbërë nga lexues dhe bashkëpunëtorë të projekteve mbi bibliotekonominë.

Një pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit ruhet në hapësirat e Bibliotekës. Ajo vlerësohet jo vetëm për vlerat e rolin e rëndësishëm në formimin e gjeneratave, por edhe për vetë objektin ikonik, në të cilin zë vend njëri prej atyre me të cilin identifikohet Prishtina. 

Mundesh me e lexu edhe…

Edicioni i sivjetmë i “Javës…” po zhvillohet për ta promovuar Bibliotekën Kombëtare në epokën e teknologjisë. Teksa digjitalizimi i koleksioneve po vazhdon, po bëhet edhe rrjeti bibliotekar kombëtar për bibliotekat e vendit. Me 48 biblioteka publike në një sistem të përbashkët, Rrjeti Bibliotekar konsiderohet projekti më i madh dhe më vizionar i Bibliotekës. Nëpërmjet tij do të mundësohet katalogim i përbashkët, qasje online dhe shkëmbim burimesh ndërmjet bibliotekave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dy sesione ka nisur e marta, teksa në amfiteatrin e madh në BKK janë prezantuar punët e hulumtuesve për çështjet e bibliotekonomisë, që kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, digjitalizimin dhe inkorporimin e inteligjencës artificiale në sistemet bibliotekare. Sesioni i parë ka nisur nën temën “Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe digjitalizimi” me drejtues Genita Margatajn nga BKK-ja dhe Shpresa Mekajn nga ASHAK-u. Hulumtimi i parë me titull “Digjitalizimi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës” është prezantuar prej Diellza Bardiqit nga BKK-ja, ndjekur nga Sokol Çunga prej Arkivit Qendror të Shtetit në Shqipëri me hulumtimin “Antikuarë të Bibliotekës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Tiranë si dëshmi të bibliotekave, zotëruesve të librave dhe shkollave gjatë periudhës pas-bizantine në Shqipëri”.

Prej Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Maqedonisë, Biljana Pavlichkovska e ka prezantuar temën “Bibliotekat – ruajtëse të trashëgimisë dhe udhëheqëse drejt së ardhmes”. Pas saj ka prezantuar Mehmet Demir nga Biblioteka Kombëtare e Turqisë me hulumtimin “E ardhmja e Bibliotekës Kombëtare: Balancimi i traditës dhe inovacionit në shërbimet bibliotekare në Turqi”, teksa nga Biblioteka e Maqedonisë ka prezantuar edhe Zorica Jakovleska. Ajo ka përgatitur hulumtimin “Sistemi i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe Biblioteka Kombëtare”. Krahas saj, ka prezantuar edhe Bekim Aliu nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, me temën “Digjitalizimi i materialeve arkivore dhe bibliotekare: standarde, sfida dhe bashkëpunim institucional”.

Sesioni i pasdites ka sjellë një frymë të ngjashme në sallën e amfiteatrit të madh në BKK. Me temën “Bibliotekat në epokën e transformimit: teknologjia, identiteti dhe kultura” ka nisur pjesa e parë e këtij sesioni, drejtuar nga Venera Nitaj e BKK-së dhe Majlinda Toçi nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e cila ka prezantuar hulumtimin “Bibliotekat në epokën e Homo Deus: sfidat në menaxhimin e inteligjencës artificiale”, gjatë së cilës ka folur për rolin kyç të inkorporimit të inteligjencës artificiale në sistemet bibliotekare.

“Bibliotekat po hyjnë sot në një fazë të re, thelbësore, jo vetëm për karakterin e tyre që kanë këto institucione të kujtesës ndërmjet trashëgimisë kulturore dhe inovacionit teknologjik. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë parashihet të luajë një rol udhëheqës në përdorimin e inteligjencës artificiale, sa u përket digjitalizimit, katalogimit, ndërveprimit me publikun dhe në ruajtjen e këtyre materialeve në mënyra digjitale. Sikurse ndodh gjithmonë, transformimet e mëdha përcillen edhe me sfida po kaq të mëdha, prandaj ato duhet të adresohen menjëherë”, ka thënë gjatë prezantimit Toçi, e cila është zëvendësdrejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dalif Saiti i BKK-së e ka prezantuar temën “Digjitalizimi i trashëgimisë periodike: praktikat dhe arritjet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”. Gjatë këtij prezantimi, ai ka theksuar rëndësinë e digjitalizimit dhe ruajtjes së trashëgimisë periodike, duke i quajtur dëshmi të drejtpërdrejta të historisë, të cilat në kohë reale tregojnë reagimet dhe perceptimet.

“Trashëgimia periodike përfshin të gjitha ato botime, të cilat janë publikuar dhe kanë vazhduar të botohen, siç janë për shembull gazetat, revistat e buletinet. Këto janë burime shumë të rëndësishme, janë dëshmi të drejtpërdrejta të historisë, ku ruhet jo veç informacioni për ngjarjet që kanë ndodhur, por edhe për gjuhën, stilin dhe frymën e epokës, në të cilën janë shkruar. Ndryshe nga botimet retrospektive, materialet periodike reflektojnë momentin duke ruajtur reagimet dhe perceptimet në kohë reale. Pikërisht për këtë arsye, ruajtja dhe digjitalizimi i tyre zënë një vend të veçantë në punën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, ka theksuar ai.

Nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Mirela Mersini ka folur për vështirësitë e të pasurit punë me digjitalizim të periodikëve. Në temën “Digjitalizimi i periodikëve – sfida dhe arritje”, ajo ka dalluar veçanërisht brishtësinë e koleksioneve në përmasa të mëdha të periodikëve, me të cilat duhet të kihet kujdes, pavarësisht sa investon në skanerë.

“Gjatë punës me periodikët në retrospektivë, mua ata më janë dukur si fëmijë të përkëdhelur që një periodik del si i përditshëm, një i përjavshëm, një i përdyjavshëm e të tjera, ose ndonjërit edhe mund t’i teket të ketë vetëm një numër unik dhe më pas kjo gjë duhet të bëhet një zbërthim i madh. Kompleksiteti i këtyre materialeve vjen nga mungesa e vijimësisë, shpeshherë janë të paplota, cilësia jo e duhur e letrës dhe e shkëlqimit për periodikë me përmasa shumë të mëdha, të cilët kushtëzojnë blerjen e skanerëve, sepse vërtet mund të ketë një skaner të teknologjisë së fundit, por ka dy elemente shumë të rëndësishme: është përmasa e koleksionit, njëkohësisht edhe brishtësia e tyre”, ka thënë Mersini gjatë prezantimit të temës, me të cilën është marrë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe Antonio Çikollari nga qendra “Sotir Kolea” ka prezantuar temën “Biblioteka si urë lidhëse mes klasikes dhe modernes”, për t’u mbyllur pjesa e parë e sesionit me temën “Bibliotekat e shekullit të ri: roli i marrëdhënieve publike në ringjalljen kulturore të institucioneve kombëtare”, prezantuar nga Jola Tasellari prej BKSH-së. Ajo ka spikatur nevojën e përfshirjes së një sektori të marrëdhënieve me publikun në biblioteka, duke e konsideruar atë si ndërlidhës mes institucionit dhe komuniteteve të përdoruesve.

“Mungesa e një strukture të formalizuar të marrëdhënieve me publikun (PR) në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë ka sjellë një zbrazëti të thellë komunikimi dhe të gjatë mes institucionit dhe komuniteteve të përdoruesve, mediave dhe aktorëve të tjerë kulturorë apo grupeve të interesit. Bën dallim Biblioteka Kombëtare e Francës nëpërmjet PR-it si një nga shtyllat strategjike, përtej konceptimit teknik të komunikimit. Në kontekstin e bibliotekonomisë, PR-i duhet kuptuar si një ndërlidhës ndërmjet institucionit, punës pas shkencës së bibliotekës, dhe ruajtjes e shpërfaqjes së kujtesës kolektive. Për një kohë të gjatë, bibliotekat janë perceptuar si hapësira hermetike, akademike, të destinuara për kërkues të specializuar apo të përkushtuar. Përfshirja e një PR-i dhe e një strategjie komunikimi na krijon mundësinë e ndërtimit të një narrative moderne të bibliotekës”, ka thënë ajo.

Pjesa e dytë e sesionit të pasdites ka përfshirë emra si Ledia Dushi e Sidita Halluni nga Biblioteka publike “Marin Barleti” e Shkodrës, të cilat kanë folur për modelet e digjitalizimit, metodat dhe qasjen publike të antikuarëve në Arkivin e Bibliotekës së Shkodrës. Boyana Mincheva nga Biblioteka Kombëtare e Bullgarisë ka folur për trashëgiminë e dorëshkrimeve dhe dokumenteve në Bibliotekën Kombëtare “Shën Kirili dhe Metodi” të Bullgarisë.

Nga Universiteti i Tiranës ka prezantuar Andi Rembeci temën “Dorëshkrimet greke në Shqipëri: Qarkullimi i librave dhe bibliotekat”, teksa nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Maqedonisë ka prezantuar Jana Mihajlovska, e cila ka folur rreth fuqizimit të rrjeteve bibliotekare përmes trajnimit të vazhdueshëm. Ederina Demo nga BKSH-ja ka prezantuar punimin “Rrënjë të vjetra, rrjedha të reja”, ndërkaq Merve Yavuzdemir nga Drejtoria e Përgjithshme e Bibliotekave dhe Botimeve e Turqisë ka prezantuar me temën “Ndërthurja e bibliotekave kombëtare dhe publike: Strategji për shërbime bibliotekare gjithëpërfshirëse në Turqi”.

Pasdite është realizuar edhe pranimi i librave nga biblioteka “Karl Kaser”, duke shënuar aktin simbolik të bashkëpunimit ndërkombëtar midis BKK-së dhe bibliotekës “Karl Kaser” nga Austria, e cila ka dhuruar një koleksion librash me qëllim pasurimin e fondit të Bibliotekës Kombëtare, teksa në hollin e ekspozitave në korridor të BKK-së është ekspozuar koleksioni i dhuruar.

Edicioni i 22-të i “Javës së Bibliotekës” mbahet nga 6 deri më 12 tetor. Në kuadër të “Javës..” planifikohet të bëhet lansimi i rrjetit bibliotekar të Kosovës. Në vazhdim do të ketë sesione shkencore shtesë mbi digjitalizimin, ruajtjen e trashëgimisë, teknologjinë dhe identitetin kulturor, promovimin e leximit, përkthimin e letërsisë shqipe dhe qasjen ndërkombëtare, të drejtën e autorit dhe rolin e bibliotekave. Po ashtu aktivitete më vete janë edhe diskutimet mbi inteligjencën artificiale dhe bibliotekat, me ekspertë kombëtarë. Do të bëhet promovim i katalogut “Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, përkujtim për Martin Camajn në 100-vjetorin e lindjes. Pos këtyre, do të ketë edhe program kulturor e letrar me lexime, promovime librash dhe diskutime me shkrimtarë e përkthyes, përfshirë shfaqje filmash nga kinematografia kosovare çdo mbrëmje në Bibliotekën Kombëtare./Koha.net

TAGGED:bibliotekaintelegjenca artificialeJava e BibliotekesLajme te mira

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova publikon listën për përballjet me Francën dhe Kroacinë në hendboll
Artikulli i ardhshëm Filharmonia feston 255-vjetorin e Beethoven-it me koncert të pasur artistik

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kosova me rezultate pozitive në studimin ndërkombëtar TALIS 2024

5 Shikime
Lajme të mira

Në mbështetje të grave, ATRC ofron ndihmë juridike falas për të drejtat e pronës

18 Shikime
Lajme të mira

198 biznese përfitojnë 8.9 milionë euro nga MINT përmes skemave të KIESA-s

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?