Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur në faqen e tij se do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive më 10 tetor në orën 10:00.
Ai e ka të përcaktuar vetëm një pikë në rendin e ditës: zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Njoftimi i Kuvendit vjen një ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë proces./Katror.info